![]() |
|
Samsung Galaxy S4 del i pari në testin e performancës - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Samsung Galaxy S4 del i pari në testin e performancës (/thread-32402.html) |
Samsung Galaxy S4 del i pari në testin e performancës - iceboy - 01-11-2023 ![]() Samsung Galaxy S 4 mund të mos duket më i bukur se sa modelet tjera rivale, mirëpo kur vjen puna tek specifikat e brendshme të pajisjes, atëherë gjërat ndryshojnë krejtësisht. Në testin krahasues të bërë nga specialistët e Primate Labs shihet se rezultatet e Samsung Galaxy S 4 janë mbresëlënëse, për të mos ekzagjëruar më shumë me fjalët. Sipas testit të shpejtësisë së Geekbench, Samsung Galaxy S 4 ka marrë 3,163 pikë, krahasuar me 1,596 sa ka shënuar iPhone 5. Rezultatet e Primate Labs tregojnë se modeli më i ri i Galaxy S4 ka performanca më të mira edhe se modelet tjera të famshme të telefonave, duke përfshirë edhe HTC One, Google Nexus 4, dhe versioni paraprak i telefonit të kompanisë, Galaxy S III. Tabela më poshtë tregon rezultatet e Galaxy S 4, krahasuar me telefonat tjerë të avancuar, të cilët janë testuar nga Primate Labs. Burimi: Telegrafi
Re: Samsung Galaxy S4 del i pari në testin e performancës - London - 01-12-2023 ta mer menja.. gjith galaxy Re: Samsung Galaxy S4 del i pari në testin e performancës - iceboy - 01-12-2023 nermal, kjo o' kon e ditne qe ka me dal i pari en kejt testet, po mu personalisht nuk em pelqen! M'doket tejet i madh edhe me shum komplikime sene... Re: Samsung Galaxy S4 del i pari në testin e performancës - LIMA - 01-12-2023 Kompania Samsung gjeth i ka senet ma extra edhe sidomos Galaxy S4 qe u dal shum ma i mir se iPhone 5 Re: Samsung Galaxy S4 del i pari në testin e performancës - VETRO - 01-14-2023 London Wrote:ta mer menja.. |