![]() |
|
Shitjet e MacBook Air po vazhdojnë të jenë të fuqishme - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Shitjet e MacBook Air po vazhdojnë të jenë të fuqishme (/thread-3175.html) |
Shitjet e MacBook Air po vazhdojnë të jenë të fuqishme - iceboy - 01-25-2021 Gjenerata e dytë e MacBook Air është duke u treguar si një produkt mjaft i rëndësishëm për shitje për prodhuesin Apple, dhe sipas analizave të para ky produkt ka gjasa t’i sjellë kompanisë rreth 2.2 miliard dollarë të hyra në vit nëse vazhdon shitja me këtë ritëm. Sipas një letre dërguar investitorëve më herët gjatë ditës së sotme nga analistit Mark Moskowitz prej J.P. Morgan, i cili i bazon të dhënat e tij në Gartner, Apple ka dërguar në treg 420,000 njësi MacBook Air për çerekun e katërt të vitit 2010, që është një rritje prej 333 për qind krahasuar me çerekun e njëjtë të vitit të kaluar, dhe 326.8 për qind nga çereku i mëhershëm. Moskowitz tha se nëse Apple mund të mbajë këtë hap, edhe në prodhim edhe në shitje të linjës Air, atëherë mund të arrihen të hyra vjetore prej më shumë se 2.2 miliard dollarë. Por sipas Moskowitz edhe nëse nuk arrihet ai cak, linja Air po shndërrohet në një lojtar kyç për Apple, duke përfaqësuar më shumë se 10 për qind të njësive Mac në çerekun e katërt, dhe 15 për qind të njësive totale të laptopëve kundrejt 5 për qind sa ishte një vit më parë. Rritjet e mëdha në shitje janë në përputhje me paraqitjen e gjeneratës së dytë MacBook Air, që u paraqit në shitje në fund të tetorit dhe paraqet ridizajnim e parë të madh në kuadër të linjës Air qysh prej se u paraqit në vitin 2008. Gjatë asaj kohe , Air pranoi dy përditësime, që prekën shpejtësinë e procesorit, fuqinë grafike, magazinimin dhe çmimin. Ndërsa të riun Air, Apple e ka ofruar në shitje në dy madhësi të ndryshme, dhe ka zbritur çmimin në 999 dollarë. /pcworldalbanian |