eSportsKosova - Gaming Community
Shtëpizat nga Shrkoon - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Shtëpizat nga Shrkoon (/thread-2917.html)



Shtëpizat nga Shrkoon - SkilleR - 01-15-2021

[Image: shtepizat%20nga%20sharkoon.jpg]
Sharkoon paraqet krejtësisht gjashtë shtëpiza të reja nga linja T, që janë në dispozicion në kombinimet e ndryshme të ngjyrave dhe me çmime të pranueshme. Modelet brenda linjës T9 Value kanë mjaftë hapësirë për komponentët, e pjesa e përparme me rrjetë siguron rrjedhje të mjaftueshme të ajrit.



Shtëpiza ka edhe njërën anën transparente, krejtësisht tri ventilatorë 120-milimetrash me LED ndriçim, menaxhimin e kabllove dhe vendet për nëntë pajisje prej 5.25-inçësh të cilët përmes adaptuesit pranojnë edhe disqet 3.5-inçësh. Karakteristikat tjera përfshijnë përkrahjen për instalimin e ftohjes me ujë, USB-në e përparme dhe audio konektorë (njëri nga ta është USB 3.0) dhe disa kombinime të ngjyrave të bartësit të pllakës amë dhe ndriçimit të ventilatorit.

Versioni T9 Economy vjen pa anën transparente dhe pa ventilatorët të para-instaluar. Prej modeleve të rinj aty janë edhe shtëpizat T5 Economy, të cilat (në krahasim me ato T9) kanë nga pesë vende për lexuesit optik dhe po aq për disqet e forta, e në pjesën e përparme vjen i instaluar një ventilator prej 120-milimetrash. Çmimet e modeleve të rinj janë 54.90 euro për T9 Value dhe 39.99 euro për T5 dhe T9 Economy.



[Image: shtepizat%20nga%20sharkoon%202_240_240.jpg][Image: shtepizat%20nga%20sharkoon%203_240_240.jpg][Image: shtepizat%20nga%20sharkoon%204_240_240.jpg][Image: shtepizat%20nga%20sharkoon%205_240_240.jpg][Image: shtepizat%20nga%20sharkoon%206_240_240.jpg][Image: shtepizat%20nga%20sharkoon%207_240_240.jpg][Image: shtepizat%20nga%20sharkoon%208_240_240.jpg][Image: shtepizat%20nga%20sharkoon%209_240_240.jpg]


Re: Shtëpizat nga Shrkoon - Lizardi - 01-16-2021

oooo maaaaj gooood , phaaaa fsha shtepizen koka , phuuuuff <#>

gj SilleRazeR