![]() |
|
GTX 590 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: GTX 590 (/thread-2878.html) |
GTX 590 - SkilleR - 01-15-2021 ![]() Nvidia nuk brengosej për rrjedhjet e deritashme të informatave mbi GeForce GTX 590, paraqitja zyrtare e së cilës pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme. Nëpër internet tashmë po qarkullojnë edhe fotografitë e versionit retail të kartelës në prodhim të Asus, e cila ka taktet e punës të GPU-së, shaderëve dhe memories prej 612, 1,244 dhe 3,420. Në pjesën e poshtme të PCB-së shihen pllakat nën secilin procesor grafik për hir të konstruksionit sa më të fortë dhe nxjerrjes më të mirë të nxehtësisë, e GeForce GTX 590 mund të ndodhë edhe të jetë një kartelë mjaftë e gjatë, madje më e gjatë edhe se i vjetri GTX 295. Prej konektorëve të pranishëm janë tri DVI dhe një HDMI, derisa prodhuesit e shumtë do të duhej të shpejti të paraqesin modelet joreferente me ftohje më të mirë dhe taktet më të larta të punës. Për ata që janë të interesuar, çmimi i propozuar i shitjes i GTX 590 në Evropë do të jetë 649 euro. ![]()
Re: GTX 590 - Lizardi - 01-16-2021 **fsha grafikën ! shum sene tmira ka bre nVidia sidomos per gaming shum osht e perkushtune ! GeForce Go Go GO! |