![]() |
|
MSi shpalos laptopin për gejmerë GX680 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: MSi shpalos laptopin për gejmerë GX680 (/thread-2872.html) |
MSi shpalos laptopin për gejmerë GX680 - iceboy - 01-15-2021 MSI ka shpalosur gjatë ditës së sotme laptopin e saj më të fundit të dedikuar për lojëra, MSi GX680 që është i pajisur me gjeneratën e dytë të procesorëve të Intel, Core i7 Quad-Core. Në mes tjerash në pakon e konfiguracionit MSi ka paraparë një kartelë grafike diskrete Nvidia GeForce GT 555M që përkrahë DirectX 11 dhe gjithashtu 4 x DDR3 vende për memorie që mund të shkojë deri në 16GB. Në anën e magazinimit është paraparë përkrahje nga dy hard disqe. Një tjetër veçori i MSi GX680 do të jetë teknologjia Turbo Drive Engine (TDE), që me prekjen e një butoni të vetëm do të rris menjëherë performancën e sistemit duke lejuar që të përballohen edhe seancat më aktive grafike në lojëra. Për specifikim të plotë shikoni Hot Hardware |