![]() |
|
Siguria e PC-së, si të aktivizoni Windows Defender në Window - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Siguria e PC-së, si të aktivizoni Windows Defender në Window (/thread-28572.html) |
Siguria e PC-së, si të aktivizoni Windows Defender në Window - sky - 10-10-2022 Ashtu si çdo version i ri Windows, edhe Windows 8 është një sistem operativ më i sigurt se paraardhësi i tij, për shkak të tre përmirësimeve kryesore: optimizim më të mirë UEFI Secure Boot, shtimi i filtrave SmartScreen, si dhe versioni më i fundit i Windows Defender, e cila ju mbron tashmë ndaj të gjitha llojet e maluerëve, pra, jo vetëm spyware-ve. Megjithatë, Windows Defender-i i ri nuk ecën shumë për prodhuesit e kompjuterëve, pasi ata fitojnë më tepër duke instaluar versione trial të suitave si McAfee, Norton etj. Prandaj, Microsoft-i ka bërë një lëshim të vogël: prodhuesit e kompjuterëve mund ta çaktivizojnë Windows Defender për të shtuar në to zgjidhje alternative për sigurinë. Kështu që Windows 8 nuk e aktivizon automatikisht Windows Defender. Me fjalë të tjera, sistemi juaj mund të jetë më i predispozuar ndaj gjithë kodeve dashakeqëse në net. Fatmirësisht, ekziston opsioni për ta aktivizuar Windows Defender në Windows 8. Ja se si ta bëni: ![]() Shkoni fillimisht në “Start screen” dhe shkruani “Windows Defender”. Pasi të jetë gjetur, klikoni ikonën dhe në ekran do të shfaqet dritarja e tij. Nëse është i çaktivizuar do të shihni plot ngjyra të kuqe, si në foton më poshtë, përfshi edhe mesazhin paralajmërues “At risk”. Klikoni në tab-in e Settings. Sigurohuni që është zgjedhur “Real-time protection” në anën e majtë dhe më pas zgjidhni edhe kutizën ngjitur që shkruan “Turn on real-time protection (recommended).” Në fund, klikoni “Save Changes”. ![]() Sapo të jetë aktivizuar, nuk do ta shihni më mesazhin e frikshëm “At risk” , ngjyrat kthehen në jeshile dhe statusi i programit bëhet “PC Status: Protected.” Megjithatë, nuk keni mbaruar ende Ka edhe disa hapa të tjerë që duhet të ndërmerrni para se PC-ja juaj të jetë i mbrojtur plotësisht ndaj maluerëve. Klikoni tab-in Update më pas klikoni butonin e madh me shkrimin “Update” në mes për të shkarkuar përditësimet e fundit kundër maluerëve. Hapni tab-in Home dhe zgjidhni butonin “Full” në listën Scan Options. E vetmja gjë që ju mbetet të bëni është të skanoni sistemin përmes Scan Now. (PCWorld Albanian) ![]() [kujdes]Per ata qe kan Windows 8[/kujdes] Re: Siguria e PC-së, si të aktivizoni Windows Defender në Wi - LiridonMurati - 10-10-2022 super te koka , si mse koka njejt . Re: Siguria e PC-së, si të aktivizoni Windows Defender në Wi - FTS - 10-10-2022 lm . Wrote:super te koka , si mse koka njejt . |