eSportsKosova - Gaming Community
Neo mohon planet për dalje në pension - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: Neo mohon planet për dalje në pension (/thread-2855.html)



Neo mohon planet për dalje në pension - XLN7 - 01-14-2021

Ylli i Frag eXecutors Filip "Neo" Kubski i ka treguar HLTV.org se ai nuk është duke menduar të largohet nga loja.

Ylli polak shkroi "quit" në profilin e tij të Facebook pas humbjes në finale të Intel Challenge Super Cup 7 ndaj Na´Vi, duke ngjallur frikë se ai ishte duke menduar të lë miun e tij.

Kubski shpjegoi se ishte trysni e çastit ajo që e bëri atë ta shkruaj atë dhe theksoi se ai dëshiron të vazhdojë të luaj në nivelet më të larta.

"Unë isha thjesht i dëshpëruar pas humbjes së asaj ndeshje dhe nuk do të thotë se unë isha duke u larguar nga esports," tregoi ai për HLTV.org.

"Ishte vetëm largim i momentit."


Frag eXecutors përfunduan prapa Na´Vi në turne për të dytën herë në më pak se një muaj, pasi humbën nga gjigantët ukranian edhe në finale të IEM5 World Championship.

Ish-ekipi Meet Your Makers do të bëjë paraqitjen e radhës në Xperia PLAY në Kopenhagë, nga 21 deri më 24 prill.


Re: Neo mohon planet për dalje në pension - SHTRIGA - 01-14-2021

[Image: wryt03.jpg]


Re: Neo mohon planet për dalje në pension - Mister-X - 01-14-2021

Edhe me jau lcue te rinjve te sotit prap sbohet nami Smile . I deshiroj suksese NEO


Re: Neo mohon planet për dalje në pension - Lizardi - 01-14-2021

jo be se ky se len amo ka pas trauma prej ekipes tem NaVI edhe ja kan hup terezijen Wink

Go GO NEOJO