![]() |
|
Gëzuar 100 Vjet Pavarësi - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESPORTSKOSOVA (https://esportskosova.com/forum-3.html) +--- Forum: Të rejat & Info (https://esportskosova.com/forum-4.html) +--- Thread: Gëzuar 100 Vjet Pavarësi (/thread-27826.html) |
Gëzuar 100 Vjet Pavarësi - LongHorn - 09-20-2022 Staff i eSportsKosova ju uron te gjithve Gëzuar 100 Vjet Pavarësi shpresojm qe te forcohemi sa ma shum si komb
![]() Ismail Qemali ![]() Ismail Qemal Bej Vlora më parë Ismail Hakki bej Vlora, Themeluesi i Shtetit Shqiptar, lindi më 18 prill 1844 në Vlorë në një nga familjet e mëdha të Shqipërisë së Jugut. Ishte i biri i Mahmud Bej Vlorës dhe Hedije hanëm Libohovës, vdiq në Itali më 24 janar të vitit 1919. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë. Flamuri ![]() Marigoja e qëndisi falmurin brenda natës Shpallja e pavarsisë Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë. Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të shkruaj: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”[9]. Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë..., u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës (në selamllek - oda e burrave), kushëri i Ismail Qemalit. Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar[11] që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, ku ndër Burrat e fortë erdhën Isa Boletini, Mehmet Pashë Deralla (një ditë më vonë), dhe Sali Butka (që thuhet të ketë marrë në mbrojtje Vlorën). U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti përplasje edhe nga bejlerë brënda familjes së tij. Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkëjetonin me qeverinë e Vlorës edhe pas 28 nëntorit 1912, ku dhe batalionet e Vardarit të mundura nga trupat serbo-bullgare ishin shtrehuar në fshatrat e Myzeqesë kishin shprehur gadishmërinë për mbrojtjen e territorit të shteti shqiptar në qoftë se do të cënohej. Ishte kjo ushtri që i dha “qeverisë së Vlorës”, një copë territor, Llogara-Mifol. Në morinë e pretendetëve për fronin e Shqipërisë renditeshin fisnikë të ndryshëm, e një ndër këto ishte Izet Pasha, një ushtarak me origjinë shqiptare i `lëvizur` nga Turqit e Rinj. Me prirjet e dëshpëruara që të shpëtonin territoret e Perandorisë në Ballkan, dërguan në mision majorin në karrierë Beqir Grebenenë me mbi 400 trupa në vaporët e linjës austriake Lloyd që shkonte deri në Trieste. Majori zbarkon m'anë të një varke në Vlorë me pak oficerë për t'iu parashtruar planin qeverisë së përkohshme[10]. Misioni i majorit xhonturk me origjinë shqiptare Beqir Grebeneja i cili kishte hyrë në kontakt edhe me Ismail Qemalin dështoi (pasi dhe u arrestua nga gjendarmëria e qeverisë së Vlorës me të zbarkuar në breg për të shprehur qëllimet[10]), pasi konsulli i Serbisë i paditi këta të fundit në fillim të janarit tek KNK-ja. Ky ishte dhe shkaku kryesor që Ismail Qemali u detyrua të japë dorëheqjen dhe më pas të largohej nga Shqipëria.[12] Pushtetin ia "dorëzoi" Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t'u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919[13]. Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, pjesa shqip hartuar nga Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali[1]. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje: "Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912 Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme". Perandoria Osmane ra në Luftën e Parë Ballkanike që filloi në tetor të vitit 1912 dhe shqiptarët e gjetën veten në një pozitë tejet të vështirë. Udhëheqësit e tyre ishin më të shqetësuar nga koalicioni i forcave fqinje (Mali i Zi, Serbi dhe Greqi) se sa nga dobësimi i pranisë ushtarake Osmane, në vendin e tyre. Ajo që ata donin ishte ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane pothuajse kishin kapitulluar, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë garnizonet turke nuk ishin dorëzuar. Ekzistenca e vendit ishte e rrezikuar. Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Kuvendin e Vlorës. Ismail Qemali u kthye në Shqipëri dhe në krye të një asambleje kombëtare prej 83 anëtarësh, shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe një qeveri e përkohëshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Delegatët e Asamblesë Kombëtare ishin[2]: Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara) Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati Delvina: Avni Bej Delvina Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Langu Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Bej Daiu, Qemal Bej Karaosmani, Dervish bej Biçaku Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi; Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit'hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo Kruja: Mustafa Merlika-Kruja Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima Peqin: Mahmud Efendi Kaziu Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora Pogradeci: Hajdar Blloshmi Tepelena: Feim Bej Mezhgorani Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku Skrapar: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani Shijak: Xhemal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu Shkodra: Luigj Gurakuqi Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Materiali i marrur nga wikipedia Ketu mund te gjeni Historin e Shtetit Shqiptarë http://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_Shqip%C3%ABris%C3%AB Re: Gëzuar 100 Vjet Pavarësi - leoB - 09-20-2022 faliminderit edhe juve gezuar e suksese Urime ditlindja edhe Heroit ton Adem Jasharit Re: Gëzuar 100 Vjet Pavarësi - BLoodyPAC - 09-20-2022 Urime tgjithve from japonia ..... po qfar japonie tkarit ..from Prizren City Re: Gëzuar 100 Vjet Pavarësi - anix* - 09-20-2022 faliminderit edhe juve gezuar LongHorn good job per punen qi ke pas koh mena e spejegu kaq bukur Re: Gëzuar 100 Vjet Pavarësi - FidanSH - 09-20-2022 gezuar edhe juve Re: Gëzuar 100 Vjet Pavarësi - iceboy - 09-20-2022 Hajde more URIME KEJTVE KET 100 VJETOR T`PAVARESISE E ISHALLA SHPEJT BASHKOHEM! URIME SHQIPTAR! Re: Gëzuar 100 Vjet Pavarësi - kn1ght.x - 09-20-2022 Faleminderit, dhe e gzofshin te gjith shqiptaret ku jan ane e mban ! Re: Gëzuar 100 Vjet Pavarësi - Stratzeh - 09-20-2022 Urime 100 vjetori te gjitheve.Pritshim dhe shum tjera Re: Gëzuar 100 Vjet Pavarësi - Cyanide. - 09-20-2022 faleminderit edhe juve gjithashtu urime edhe Bravo per mundin qe bani kto sqarime kaq tmdhaja as nliber t HISTORIS smujsh mi gjet
|