![]() |
|
Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Info rreth ekipeve (https://esportskosova.com/forum-231.html) +---- Forum: Info Rreth Lojtarit / Player Info (https://esportskosova.com/forum-289.html) +---- Thread: Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi (/thread-27275.html) |
Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi - kn1ght.x - 09-03-2022 Fisnik “blackjack” Sadiku Fisniku ka lindur në Mitrovicë me datë 12 Shkurt 1987. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Mitrovicë, fakultetin në Prishtinë, ndërsa studimet e magjistraturës në Tetovë. Qysh nga fëmijëria ka qenë i pasionuar pas lojërave kompjuterike. Në kohën e paraluftës në Kosovë shumë pak shtëpi kan pasur kompjutera, kshtuqe si fëmij ka qenë i detyruar që të lozë lojëra të improvizuara në rrugë, të cilat lojëra tani vetëm kur tallemi i përmendim sepse rrallë kund mund ti shohësh. Fillimi i karriere se “counter-strike” Fillimisht për herë të parë lojën CS Fisniku e ka par në një nga internet caffet e Mitrovicës “XL”, dhe si shumë të ri ka shkuar dhe i ka shiquar njerzit duke luajtur.Ai thot: “E maj mend që lujshim në server publik krejt interneti, edhe në fund të javës qaj që ish në “top list” fitojkë orë gratis”. Per herë te parë Fisniku ka luajtur ne shtëpin e tij Counter strike 1.3 apo 1.6* të cilën ja kishte sjellur djali i axhës së tij Rinor Sadiku. Nickname i tij i parë ka qen “Niki_tErR@R” për të cilin shumë pak persona jan të vetdijshëm. Mandej duke luajtur në kompjuterin e tij në shtëpi i ishte infektuar me një virus i cili hapte “pop-up” dhe reklama te ndryshme dhe njera prej tyre ka qen me pytjen “Do you want to play blackjack?”, dhe si fëmi qe ishte i pelqeu nofka dhe e bëri nickname “BL@CK_J@CK” arsye pse “@” në vend te “a” thot se “Atehere jon kon në modë kta @-at .” Duke luajtur counter-strike në shtëpi ishte bër monotone dhe filloi të shkonte në një internet kafe afër shtëpis së tij të quajtur “CityNet”, dhe një shokë i tregoi se mund te luash me njerz të tjerë me an “të internetit”(arsyeja në thojza është per shkak se ateher interneti nuk ka qen i popullarizuar dhe i njoftun). Ai server ka qen serveri i IPKO-s ku shumica e njerzve luajshin aty. Blackjack thot se “tu nejt ma shum n’internet se n’shpi vendosen t’shpis me ma pru internetin te shpia.” Karriera e tij si lojtar i counter-strike 1.Klani i tij i par ka qen “[EK] Mitrovica”,dhe lineup i se cilës ka qen(lojtar te panjofshem tani) “blackjack, Snake(vllau i blackjack), sportbilly(djali i axhës), Karcelli dhe FastTrip".Clan match-in e par e kan luajtur po në at internet dhe thot e ka fituar me rezultat “16-0”. 2.Duke u angazhuar me shumë në counter strike, blackjack formoi nje ekip të re e cila u quajt “AK^47", me lineup: blackjack, Snake, sportbilly, therrci dhe Skofiar Hoti*. Gjatë kësaj kohe është luajtur CS 1.5 dhe kan luajtur në një internet kafe tjeter te quajtur “Tuborg” pasiqë kjo kishte PC ma të mirë.Këtu blackjack e ka mbajtur turnirin e tij te parë. Fisniku me ekipën e tij kishte humbur ë këtë turnirm, por blackjack kishte luajtur ne finalen e po këtij turniri per ekipen “uNc” të Prishtinës me lineup: pinki,izbeglica, addidas* dhe e ka fituar vendin e par. Gjatë kohës sa ishte me kllanin AK^47, ktu në Mitrovicë ka qen një lojtar shumë i mirë në atë kohë “iCe_Tea”, dhe luante bashk me të non-stop sa edhe dikur filluan të luanin mjaft mirë, blackjack thot: “mu m’ka ndodh shpesh që çantën e shkollës e kom mush tastiere, maus, mauspad edhe ndëgjojse, nuk shkojsha n’shkollë po shkojsha direkt në internet se qathere në mëngjes ish rrjeti ma i mirë edhe hisha lujsha online.” 3. AliG.mTw (blackjack, Snake, sportbilly, ice_tea, therrci dhe anthrax). Ende jemi në epokën e CS 1.5, shoku i tij iCe_Tea kishte shoqëri(muhabet) me Ardian “Fugaa” Kurtolli, dhe i kishte bër ftesë blackjack per tiu bashkuar ekipit te tij te quajtur “AliG.mTw”.Blackjack thot se “Definitivisht ka qenë një prej kohëve ma të mira të konterit në qatë kohë” dhe me plotë drejt pasiqë kjo kohë quhet “Golden Times” dmth kohët e arta.Ekipa e blackjack ka qen e sponzorizuar nje internet kafeje qe sot e ksaj dite ende punon e quajtur “Matrix”, ku kan pasur “usera” dhe e kan pasur të lejuar qe te luajn pa pagesë. ![]() blackjack: “Si çdo i ri edhe na i shkrujshim emrat nëpër mure të shkollave” ![]() 4. Pas karrierës së CS 1.5, mandej dul CS 1.6, Fisniku tregon se “Si tash që po thojm s’ko me lu CS:GO, na qashtu thoshim për 1.6, se na u doke diqka tragjike shumë se ishim msu me lu me verizonin 1.5”.Shokt me te cilet kishte luajtur në ekip shumica u terheken nga CS dhe e mbajten fjalen, por blackjack-u i pasionuar nga CS nuk e la dhe vazhdoi karrierën e tij. Me daljen e cs 1.6 blackjack pat marr pjesë ne turnirin e mbajtur në “n4s” dhe e mban maicen të cilen e ka pranuar si kujtim. 5. SwaT&uNc (blackjack, p1nk1, kubanez, iNzpe, adidas). Duke vazhduar ritmin e tij të CS dhe duke ushtruar ne lojë miqësore, blackjack ka qen i ftuar nga “p1nki” dhe ka hyr në ekip[en “SwaT&uNc”. Në atë kohë ekipa xTEAM dhe SwaT&uNc kanë qen ekipet më të mira në Kosovë.Ne Swat blackjack thot se ka kaluar shumë mirë dhe tregon se shpesh ka qendruar në shtëpin e “p1nki ![]() 6. sH (blackjack, mHz, popi, killa edhe pintos). blackjack: “Nuk e di a para SwaT-it, a mas, u pat organizu ni turnir në Shkup. Jemi konë të ftum edhe na, edhe jemi bo ni 5she prej Kosovës edhe kemi marrë pjesë. Në atë kohë jemi konë ekipi i parë që ka dal jashtë vendit me marr pjesë në naj turnir. Për herë të parë e kemi mujt ekipin më të fortë në Maqedoni në atë kohë, edhe në fund jemi kthy me vendin e dytë.” ![]() Në foto nga e majta: popi, killa, blackjack dhe ni admin Shqiptar në SoGamed.com 7. Madness (blackjack, p1nk1, Lunny, popi, talco) Ka qen nje ekip mjaft i sukseshem per ekipet vendase dhe te rajonit. 8. madaFaka (blackjack, xCifrra, Vasilij Zajcev, dutch_schultz, GameOver) Ekipa që është formuar me ftesën të një dosti nga Prishtina, Valdrinit “xCifrra”, dhe mysafir në ekip ka qen Vasilij Zajcev nga Maqedonia, në atë kohë lojtari më i forti në Maqedoni. ![]() Në foto nga fillimi: xCifrra, Vasilij Zajcev, GameOver, dutch_schultz dhe blackjack 9. TEAM6 (blackjack, sims, funlove, knelle, edhe 1 s’di kush u kon),Ka luajtur edhe per këtë ekip për një kohë të shkurt ja vlen te permendet së paku për mirpritjen që ia kan bër. 10. atom1c (blackjack, sida, adidas, eco, erzeni),Ka luajtur edhe për këtë ekip, shokë te Prishtinës, ku blackjack-u vetëm fjalë të mira mund të na thot për këta djelmosha, ku na tregon që aty ka pasur lojë dhe pak fjalë.Me këtë ekip ka marr pjes në turnirin “Alternativa”* dhe e ka fituar vendin e dytë. 11. death (blackjack, mHz, Gimm, Vasilij Zajcev, RenegadE). Ka qenë një ekipë e përzier nga lojtarët më të mirë të maqedonis dhe me ftesën e mHz-s ka qen i ftuar për të qenë pjesë e ekipës. blackjack: “Si ekip kemi funksionu shumë mirë edhe qa u kon ni sen interesant gjatë lojës se kta nërmjet veti folshin maqedonisht, unë edhe drini shqip, e kur kisha me fol me ta u deshke me fol anglisht. Po prap se prap, e kemi nxon venin e parë në n4s, ku u kon ni turnir perfekt.” Më poshtë mund ti shihni disa foto: ![]() ![]() 12. bTs (blackjack, snake, sportbilly, karatisti edhe therrci mdoket)Ekip e mëherëshme, e sponzoruar nga interneti “BesiNet” në Mitrovicë dhe nuk ka zgjatur shumë si ekip, por me rendësi një turnir është fituar me këtë ekip, ku per ta ka luajtur edhe proga. 13. AliG.bb (blackjack, iceman, dreqi, kulachi, bb). Në këtë ekip line up ka ndryshuar shpesh, dhe këtë emër e ka marr edhe internet caffeja e hapur nga Vedati. ![]() 14. mTw (blackjack, proga, dibujo, dreqi, anglez). Ideja e krijimit të kësaj ekipe ka qenë e blackjack, proga veq se ka qen pjes e ekipes, ndersa per 2 lojtart tjer thot: “Për ni kohë të gjatë i kom analizu se çfarë loje pe bojn dibuja edhe anglezi, edhe e kom pa që jon lojtar tmirë edhe munën me kallzu lojë shumë tmirë, kshtu që i kom ftu me ardh në ekip, kemi fillu ushtrimet edhe kemi kallu sukses kogja tmirë. Me sa ju kujtohet, në turnirin që e ka organizu Johani në Vushtrri kemi kallzu lojë shum tmirë po në finale kemi hup prej Maqedonve me rezultat 16-14.” ![]() ![]() Foto të turnirit në Vushtrri, ekipi mTw nga Mitrovica 15. eXplode (blackjack, Dibujo, proga, freeman, psymon). Blackjack: “Sa i përket ekipit explode, kur ja kemi nis me lu bashk edhe n’bashkpunim me freemanin dhe psymonin, qat’her kemi lu taman qysh duhet, kemi ushtru qysh osht dasht, edhe kemi bo loje profesionale. Osht një ndër ekipet që deri në atë kohë ka pas sukses shumë të madh, kemi lu shumë lojë bashk, kemi ushtru dit e nat bashk, po seni ma i miri u kon, fitorja ndaj ekipit Maqedonas në Oaza në Prishtinë, kush u kon aty e ka pa çfarë atmosfere u kon, edhe prej ati momenti ata djemt që kan hup e kan lon konterin krejt, se rezultati ka qenë 16-2. Një turnir para Oazës, unë e kom organizu në Mitrovicë, edhe prej po të njëjtit ekip kemi hup në finale. Me ekipin eXplode e kemi fitu edhe venin e parë në turnirin e organizuar në Enternet. Me ekipin eXplode kemi marrë pjesë edhe ne Nikshiq të Malit të Zi, edhe atje kemi kallzu sukses të mirë edhe jemi nda me venin e dytë, edhe pse gjasat për venë të para jon kon shumë të mëdha po fati su kon në duart tona. Kemi marrë pjesë në turnir në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Mitrovicë, ndërsa mos te lo pa e falenderu Kaçanikun për mikpritjen e ngroht që na kan bo gjithmonë, edhe që kemi kalu ni kohë shumë tmirë atje.” ![]() eXplode në turnir në Mitrovicë ![]() eXplode në turnir në Enternet ![]() ![]() eXplode në turnir në Nikshiq të Malit të Zi ![]() eXplode në turnir në Gjilan ![]() eXplode në turnir në Fushë Kosovë 16. Brothers (blackjack, proga, Dibujo, anglez, runkelle). Pas shpërbërjes së ekipit eXplode, është krijuar ekipi brothers nga Mitrovica. Si ekip kan funksionuar shumë mirë, edhe kan marrë pjesë në gjithsej 4 turnire. Një turnir në Vushtrri, një në Ferizaj ku e kan nxon venin e dytë edhe një në Oaza, gjithashtu venin e dytë, dhe në Fushë Kosovë. ![]() Brothers në turnir në Ferizaj ![]() Brothers në turnir në Vushtrri ![]() Brothers në turnir në Prishtinë ![]() Brothers në turnir në Fushë Kosovë 17. xTeam (blackjack, psychox, proga, leo, lindi, sopi). Blackjack: “Një lineup shumë i mirë edhe shumë i fortë. Kemi kalu kohë shumë tmirë edhe i falënderoj kta shokt për mikpritjen që na kanë bo gjithmonë.” Per fund Disa fjal nga Fisnik “blackjack” Sadiku “U munova pak në pika të shkurta me përshkru ni historik t’shkurt se qysh ka shku rrjedha e karrierës. E di që shumë sene kom harru, e di që shumë njerz kom harru pa i përmend, po qato qa mu kan kujtu i kom bo, edhe ju kërkoj falje atyne që nuk i kom përmend ose për momentin nuk mu kan kujtu. Përparësitë: CS-ja ka përparsi shumë. Me anë të lojës kom arrit me njoft shumë njerëz, me bo shumë shokë e të cilët hala i kom, t’shtin me mendu ma shumë se që mendon nashta kur e lun naj loj tjetër të thjeshtë, etj etj. Mangësitë: Sa i përket CS-s, i kisha kshillu rininë që mos ta lojna shkollën, let vazhdojnë me shkollë, me studime sepse munen mi kriju vetit kohë edhe hapsirë për te tona. Mos te izolojnë veten veq tu lujt, po let gjejn kohë edhe për sene tjera, sepse jeta osht e shkurt.” Disa movie te blackjack SK Gaming punuar nga Halit "pandazz" Islami: Code: http://www.sk-gaming.com/video/192701-blackjack__still_on_topSK Gaming Profile: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.sk-gaming.com/member/blackjack" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.sk-gaming.com/member/blackjack</a><!-- m --> Facebook: <!-- m --><a class="postlink" href="https://www.facebook.com/BrothersKS" onclick="window.open(this.href);return false;">https://www.facebook.com/BrothersKS</a><!-- m --> Fisnik "blackjack" Sadiku është tërhequr nga skena e Counter-strike, i dëshirojm suksese në të ardhmen dhe jetë të mbarë. Punuar nga Gentian "kn1ght.x" Barileva Re: Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi - jaaki - 09-03-2022 bravo shum mir e paske pershkru Re: Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi - effectzzw0w - 09-03-2022 Pershkrim i mir . Suksese , dhe vazhdo keshtu !
Re: Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi - SannctuM; - 09-03-2022 Po ja vlejka me lexu kit tem e me marr vesh njo prej lojtarve mat mir n Ks Re: Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi - spelex - 09-03-2022 pershkrimi perfektt :pp ja vlejka mi lexu Re: Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi - Kaspersky. - 09-03-2022 mlujti grafiti Re: Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi - Ard1t. - 09-03-2022 SannctuM; Wrote:Po ja vlejka me lexu kit tem e me marr vesh njo prej lojtarve mat mir n Ks Re: Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi - troyan - 09-03-2022 Pershkrimi Perfect
Re: Fisnik "blackjack" Sadiku - Biografi - the0ne - 09-04-2022 Ja vlen me lexu qeta njani prej lojtarve ma te mir qe ka me pas najher kosova! |