![]() |
|
Microsoft do të zëvendësoj Messenger me Skype - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Microsoft do të zëvendësoj Messenger me Skype (/thread-27230.html) |
Microsoft do të zëvendësoj Messenger me Skype - LiridonMurati - 09-02-2022 Tashmë kemi dëgjuar mjaft thashetheme mbi planet e Microsoft-it për Skype. Më në fund kompania është duke i hedhur kartat e saj në tryezë. Pas një pune të zellshme për të ngushtuar hendekun mes Messenger-it dhe blerjes së VoIP, platforma e vjetruar për porosi çasti vërtetë duhet pensionuar, ndërsa përdoruesit të shpërngulen në tipare më të përqëndruara në video. Redmond shpreson të përfundoj këtë proces gjatë tremujorit të parë të vitit 2013, kur Messenger do të tërhiqet çdokund, me përjashtim të Kinës. Përdoruesit e të dy shërbimeve do të mund të bashkojnë llogaritë dhe kontaktet e tyre, përderisa ata që kanë vetëm llogari në Microsoft duhet hapur llogaritë në Skype. Megjithatë, mos u brengosni, lista juaj e shokëve do të bartet automatikisht. Me vdekjen e pashmangshme të pasardhësit të MSN, është e qartë se Microsoft po përvetëson Skype jo vetëm si klient VoIP por, si një zgjidhje të plotë për porosi çasti që do të jetë rival i denjë i Google Talk dhe të ngjashëm, me funksionet e tij Voice dhe Hangouts. Burimi: Code: http://www.itshqip.com/#ixzz2Bk6KOJFmRe: Microsoft do të zëvendësoj Messenger me Skype - FidanSH - 09-02-2022 ma mire nashi bojn naj risi kta eq e marrin tasht. Re: Microsoft do të zëvendësoj Messenger me Skype - iceboy - 09-02-2022 osht prit ky sen prej qe ka dal Windows 8! Nese e keni pas Windows Live Messenger 2011 & i keni bo upgrade en version 2012, mundeni me vrejt qe nuk ka as1 ndryshim n`mes tyre! Pra kjo osht edhe ajo qe ka pas thon Microsoft qe nuk ka me pas versione te reja te Windows Live Messenger! (ket' sen e kom cek edhe une te video e prezantimit te Windows 8). Skype em pelqen se sherbimin e video-thirrjeve e ka me shum kualitet t`mir! Keq pe m`vjen pak pej msn se thuja qe jena rrit me to, po sidoqofte edhe skype osht i mir! (: Re: Microsoft do të zëvendësoj Messenger me Skype - legacy zm - 09-11-2022 krejt sherri facemutit MSN osht Programi maj miri definitivisht qe ka ekzistu prej zbulit t internet tekonlogjis gjynah qe dojn me hek ska mat mir per chat as kurr ska me pas Re: Microsoft do të zëvendësoj Messenger me Skype - SHTRIGA - 10-27-2022 asht ken e ditun , kush perdor ma msn vec skype krejt ,, programi ma i mire skype forever ;p |