eSportsKosova - Gaming Community
Gjykata Holandeze : SAMSUNG nuk e ka kopjuar Apple - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Gjykata Holandeze : SAMSUNG nuk e ka kopjuar Apple (/thread-26764.html)



Gjykata Holandeze : SAMSUNG nuk e ka kopjuar Apple - London - 08-17-2022

GJYKATA HOLANDEZE : SAMSUNG NUK E KA KOPJUAR APPLE

Një gjykatë holandeze vendosi të mërkurën se prodhuesi më i madh i telefonave në botë, Samsung Electronics nuk ka cenuar patentat e rivalit të saj, Apple Inc, duke përdorur disa teknika prekjes shumë-dimensionale në disa nga telefonat dhe tabletët e linjës së famshme, Galaxy.

[Image: samsunggalaxys3review12.jpg]


Në shtator të këtij viti, Apple kishte argumentuar në një gjykatë në Hagë se Samsung kishte shkelur patentën e saj për funksionin “multi-touch”, i cili lejon përdoruesit të përdorin dy gishta në të njëjtën kohë në ekranin e ndjeshëm në prekje.

"Me këto produkte Samsung nuk shkelë patentat për të cilat pretendon Apple" tha gjykata në vendimin e saj.

Apple e ka paditur rivalin Samsung edhe në gjykata tjera lidhur me funksionin e saj të famshëm "pinch to zoom", i cili e zmadhon ekranin e pajisjeve mobile pas dy prekjeve, dhe më pas përdoruesi merr një pamje të zmadhuar të ekranit ose shkronjave gjatë leximit të përmbajtjes. / Telegrafi /