eSportsKosova - Gaming Community
Google mundeson bllokimin e faqeve te padeshiruara - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Google mundeson bllokimin e faqeve te padeshiruara (/thread-2599.html)



Google mundeson bllokimin e faqeve te padeshiruara - jazon - 01-06-2021

Une personalisht ne kete board e kom pa TEKKEN qe e ka hap nje tem dhe ka bo shum poste per pc te nevojshme nder ato u kan edhe mi blloku XXX faqet , por tasht google mundeson qe ti blokoj te gjitha faqet e padeshiruara per me shume lexo me posht :

[Image: f.0312160843866_210.jpg]

Gjiganti i kërkimit në internet, kompania Google së fundmi ka filluar që tu mundësojë përdoruesve të saj që t’i bllokojnë uebfaqet e padëshiruara, të cilat mund t’i eliminojnë nga rezultatet e kërkimit.
"Tani, ka edhe një mënyrë të re që përdoruesit tanë të gjejnë edhe më shumë nga ndihma e dëshiruar në Google, pasi që ata mund të bllokojnë faqet e internetit të cilat nuk dëshirojnë t'i shohin gjatë kërkimit në motorin më të madh të kërkimit në botë" ka thënë përfaqësuesi i kompanisë i cili është përgjegjës për kualitetin e rezultateve të kërkimit në Google, Beverly Young, në postimin e tij në blogun zyrtar të kompanisë.
Ata që dëshirojnë të bllokojnë një uebfaqe të caktuar gjatë kërkimit të tyre në Google do ta kenë butonin e quajtur "Block".
Opsioni i ri tanimë është shtuar në versionin e Google.com në anglisht, nëse ky motor i kërkimit vizitohet përmes shfletuesit Chrome, Firefox apo Internet Explorer, ndërsa së shpejti pritet që mundësia e bllokimit të faqeve të caktuara të jetë e mundur edhe në gjuhët tjera.



Re: Google mundeson bllokimin e faqeve te padeshiruara - singi - 01-06-2021

Ky sosht tutorial , po kjo koka ni lajm

Tutorial kish me qen kjo nese ti na kishe msu qysh me i mshel faqet e padeshiruara po kjo koka veq lajm qe paska thon google qe ka mu kon..