![]() |
|
SK fiton sezonin e dytë të IOL FINAL4 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: SK fiton sezonin e dytë të IOL FINAL4 (/thread-246.html) |
SK fiton sezonin e dytë të IOL FINAL4 - XLN7 - 04-12-2020 SK më në fund kanë mposhtur fnatic këtë fundjavë, dhe ata e kanë bërë atë në ndeshjen më të rëndësishme, për IOL FINAL4 Season 2 final. SK janë fituesit e sezonit të dytë të IOL FINAL4 2, pasi ata kanë mposhtur fnatic, 2-0 në finale. Ata kanë fituar çmimin prej $8,950 dhe 5 laptopë HP. Dy ekipet u takuan për herën e tretë këtë fundjavë, pasi fnatic fituan të dy ndeshjet dje, 2-0 në WCG Sweden final dhe 2-1 në fazën e grupeve IOL. Kjo ndeshje filloi sikurse edhe ajo fundit, me SK që fituan mapin e parë me rezultat të ngushtë, këtë herë në de_dust2, 16-13. Ndonëse pjesa e parë përfundoi me rezultatin 10-5 në favor të fnatic, SK arritën të fitonin dy rundet që u duk të ishin vendimtare si CT. fnatic u munduan të mbajnë kryesimin e tyre në pjesën e dytë, por kur rezultati ishte 13-11 për fnatic, SK morën kontrollin e lojës dhe fituan 5 runde rradhazi dhe gjithë mapin në përgjithsi. Mapi i dytë doli të jetë garë e vogël, pasi SK fituan pjesën e parë 14-1, me një lojë të shkëlqyer si TR. Ishte vetëm çështje kohe në pjesën e dytë se kur SK do të fitonin dy rundat e nevojshëm, dhe mapi përfundimisht të mbyllet me rezultat 16-6. ![]()
|