eSportsKosova - Gaming Community
iPad mban 68% të tregut të tabletëve - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: iPad mban 68% të tregut të tabletëve (/thread-23903.html)



iPad mban 68% të tregut të tabletëve - purge - 05-29-2022

[Image: f.0804203839521_210.jpg]

Me sa duket tableti i famshëm i Apple, iPad po vazhdon të dominojë tregun tabletëve, thuhet sipas raportit të fundit të publikuar nga IDC, i cili thotë se Apple ka rreth 68 për qind të tregut të tabletëve në tremujorin e dytë të vitit 2012.

Në total, Apple shiti 17.04 milionë iPad në tremujorin e dytë të vitit, dhe kjo shifër është rreth dyfishi i dërgesave të bëra në 2011, pasi që në tremujorin e njëjtë në vitin 2011 Apple kishte shitur “jo më shumë” se 9.25 milionë njësi.

Në vendin e dytë është Samsung, i cili sipas raportit ka shitur rreth 2.39 milionë tablet në periudhën e njëjtë të vitit, dhe me këtë shitje prodhuesi mban rreth 9.6 për qind të tregut, ndërsa në vendin e tretë është Amazon me 5 për qind të tregut.

Megjithatë, në ndërkohë në tregun e tabletëve janë shtuar edhe disa modele të reja të tabletëve, dhe do të jetë interesante të shihet raporti i tregut për tremujorin e ardhshëm, ku me siguri do të shfaqet edhe Google me tabletin e saj, Nexus 7. / Telegrafi /