![]() |
|
fnatic fiton WCG Sweden - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: fnatic fiton WCG Sweden (/thread-238.html) |
fnatic fiton WCG Sweden - XLN7 - 04-11-2020 Kualifikimi Suedez për në WCG ka përfunduar me fnatic në krye, duke fituar 2-0 kundër SK Gaming në finale. Dy ekipet tashmë kishin siguruar një vend në kualifikimin Nordic WCG, dhe ndeshja do të përcaktonte vetëm renditjen në Nordic WCG finals. Ishte mjaft e çartë se ekipet nuk do të luanin seriozisht në finale, më shumë duke ruajtur taktikat dhe mënyrën e lojës. Duke filluar në de_dust2, fnatic fituan me një diferencë të madhe, duke siguruar fitore me rezultat 16-4. Në mapin e dytë, de_inferno, fnatic si Terrorist edhe njëherë kishin kryesimin e madh në pjesën e parë, duke udhëhequr me 12-3. Tani duke luajtur si Terrorist, SK ishin pak sa më të rrëzikshëm, por asnjëherë mjaftueshëm për të mposhtur fnatic. fnatic fituan 16-12 dhe 2-0 në përgjithsi, që i siguroi atyre vendin e parë në kualifikim Nordic WCG finals. ![]() Të dyja, fnatic dhe SK Gaming do të marrin pjesë në Nordic WCG finals, që do të zhvillohet nga 5 deri më 8 Gusht, në Assembly Summer në Helsinki, Finlandë. |