eSportsKosova - Gaming Community
Rikthehet bosi i Megaupload me nje projekt te ri - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Rikthehet bosi i Megaupload me nje projekt te ri (/thread-22713.html)



Rikthehet bosi i Megaupload me nje projekt te ri - LiridonMurati - 04-30-2022

Kim Dotcom ose Kim Schmitz, ish-bosi i Megaupload rikthehet sërish! Këtë herë me një projekt për shkarkimin e muzikës online i ngjashëm me iTunes dhe i pagëzuar me emrin Megabox.


[Image: 338197e4f9.jpg]

Arresti shtëpiak dhe procesi gjyqësor që mund ta transferojë drejt Shteteve të Bashkuara ku akuzohet për pirateri me dëme prej miliarda dollarësh nuk e pengon gjermanin t’i rikthehet botës së web-it.

38-vjeçari me platformën e re online, synon të konkurojë të iTunes dhe faqe të tjera të shitjes në internet të këngëve. Por këtë herë, duket se gjithcka do të bëhet në mënyrë të ligjshme, madje me një ofertë të majme për të gjithë artistët.

Kim Dotcom u propozon të gjithë artistëve që do të vendosin të shesin këngët online nëpërmjet krijesës së re të tij në botën e internetit, 90 përqind të fitimeve për çdo shkarkim dhe vetëm 10 përqind për xhepat e tij.

Nuk dihet si do ta presë FBI lajmin për rikthimin e tij vetëm 5 muaj pas arrestimit të tij. Arrestimi i gjermanit, Kim Dotcom, emri i lindjes Kim Schmitz (thërritur ndryshe edhe Dr.Kimble), çoi në mbylljen e Megaupload dhe bashkë me të edhe Megavideo-n. Ai akuzohet se ka fituar mbi 175 milion dollarë nga aktiviteti i tij kriminal duke shkaktuar mbi gjysmë miliard dollarë dëme për kompanitë dhe këngëtarët që gëzonin të drejtat e autorit të këngëve, filmave e shumë prodhimeve të tjera artistike apo jo që shpërndaheshin në faqen e tij të internetit.

Me aktivitetin e tij, 38-vjeçari gjerman njihet deri më sot si pirati më i madh i rrjetit.

Ja dhe nje foto e faqes qe eshte duke u zhvilluar:
[Image: 0475548539.jpg]


Re: Rikthehet bosi i Megaupload me nje projekt te ri - ArmageDon - 05-01-2022

a u qel megauploadi a


Re: Rikthehet bosi i Megaupload me nje projekt te ri - LiridonMurati - 05-01-2022

BaNyy Wrote:a u qel megauploadi a
jo po pronari i faqes megaupload osht tu mirr me nje projekt te ri


Re: Rikthehet bosi i Megaupload me nje projekt te ri - iceboy - 05-02-2022

ka me qel apet, ma t`mir qe o' kon e me ndryshime...

Kom ni qe Produksionet e filmave vet kishin pas bo biznes me kto, tuj ja jap filmat e tuj e nda fitimin pergjyst, e tash knej jo pe arrestojm... neyse ja kthejn kejt ato pare e sene edhe domshperblim kane mi jap (:


Re: Rikthehet bosi i Megaupload me nje projekt te ri - BABLOK1 - 05-02-2022

iceboy Wrote:ka me qel apet, ma t`mir qe o' kon e me ndryshime...

Kom ni qe Produksionet e filmave vet kishin pas bo biznes me kto, tuj ja jap filmat e tuj e nda fitimin pergjyst, e tash knej jo pe arrestojm... neyse ja kthejn kejt ato pare e sene edhe domshperblim kane mi jap (:


ti po thu kan me ja kthy ky paska vjedh ja paska qi nanen :Ai akuzohet se ka fituar mbi 175 milion dollarë nga aktiviteti i tij kriminal duke shkaktuar mbi gjysmë miliard dollarë dëme për kompanitë dhe këngëtarët që gëzonin të drejtat e autorit të këngëve,

aj ka vjedh o shoq kuka hajn se dilke aty premium ka tylifar njerz jon hi i kan hargjit paret ky u dal n;fitim


Re: Rikthehet bosi i Megaupload me nje projekt te ri - inL. - 05-02-2022

Shyqyr Qe Kthehet MegaUpload.. Se Pa To. Sen SKa pAs :A ..


Re: Rikthehet bosi i Megaupload me nje projekt te ri - LiridonMurati - 05-02-2022

CoNn3cT Wrote:Shyqyr Qe Kthehet MegaUpload.. Se Pa To. Sen SKa pAs :A ..
so tu kthy megaupload o djem lexone mir lajmin