eSportsKosova - Gaming Community
Mbrojtja e Presidentes rrah një shofer veture - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html)
+--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html)
+---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html)
+---- Thread: Mbrojtja e Presidentes rrah një shofer veture (/thread-22360.html)



Mbrojtja e Presidentes rrah një shofer veture - Fisberg - 04-22-2022

Truprojat e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga po e shoqëronin atë derisa kjo e fundit u nis drejt një salloni bukurie në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë. Derisa ajo po bënte “look”, para se ta takonte homologun e saj shqiptar, Bamir Topi, eskorta e saj mbylli këtë rrugë, duke e vështirësuar kalimin e veturave tjera.
Në ato qaste, shoferi i një veture, i cili kërkoi që eskorta e Presidentes t’ia lironte rrugën, u grushtua dhe u dërgua në Polici nga truprojat, vetëm se këtë kërkesë e bëri me sirenë.


Në një xhirim amator që ka transmetuar Klan Kosova shihet sjellja dhunshme e pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt ndaj këtij vozitësi, raporton Koha. Hiç më mirë nuk u sollën as me ata që po xhironin këtë ngjarje.

Arbër Vllahiu, këshilltar i Jahjagës, tha për Klan Kosova se nuk ka çka të thotë për këtë problem pasi kjo ka të bëjë me Policinë e Kosovës.

Policia e konfirmoi rastin e ndodhur. Zëdhënësi, Brahim Sadriu tha se policët në fjalë janë detyruar ta arrestojnë personin, i cili, sipas tij, nuk i ka përfillura urdhrat. Ai tha se ndaj qytetarit është ngritur kallëzim penal për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.


Re: Mbrojtja e Presidentes rrah një shofer veture - ttroyan - 09-23-2022

n1 presidenti h4h4h4