eSportsKosova - Gaming Community
Kartel Grafike pa tela - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Kartel Grafike pa tela (/thread-2231.html)



Kartel Grafike pa tela - SkilleR - 12-23-2020

Kompania Galaxy në kuadër të brendit të vet KFA2 paraqiti kartelën interesante grafike të quajtur GeForce GTX460 WHDI. Përveç dizajnit mbresëlënës grafik, bëhet fjalë për kartelën e parë pa tela e cila është kompatibile me standardin Wireless Home Digital Interface (WHDI).

Për shkak të kësaj kartela në vete ka konektorët për krejtësisht pesë antena, të cilat pa tela mund të bartin përmbajtje të pakompresuar 1080p deri në largësinë prej 30 metrave dhe te televizorët WHDI. Standardi përkrah HDCP-në, e kompania në pako dërgon edhe pranuesin WHDI për ata të cilët nuk kanë ekran përkatës.



Përveç këtyre që thamë, vlen të ceket se bëhet fjalë për të zakonshmen GeForce GTX 460 me një gigabajt të memories grafike dhe 336 bërthama CUDA, e janë zbatuar edhe video konektorët fizik. Çmimi nuk është publikuar ende.


[Image: grafika%20pa%20tela.jpg][Image: grafika%20pa%20tela%202.jpg]


Re: Kartel Grafike pa tela - Lizardi - 12-23-2020

puffff khaaa bre po dojn edhe ne han me na qu qita shkenctar e zbulus , qkas jon tu qit heee bre Confusedmile:


Re: Kartel Grafike pa tela - skj ^ - 12-23-2020

qaj ajfoni qa a vje me grafik Tongue