eSportsKosova - Gaming Community
Bie rritja e Facebook - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Bie rritja e Facebook (/thread-21804.html)



Bie rritja e Facebook - BR3ACKER - 04-07-2022

[Image: f.0612170701780_210.jpg]

Sipas të dhënave të fundit të comScore, rritja e përdoruesve të Facebook për muajin prill ka shënuar një rënie dramatike, pasi që rrjeti social është rritur vetëm 5 për qind, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo rritje ka qenë 24 për qind, ose 89 për qind në prillin e vitit 2010.

Në anën tjetër, përdoruesit kanë shpenzuar rreth 6 orë në muaj për prillin e këtij viti, ose 16 për qind, ndërsa kjo rritje ishte 23 për qind në 2011, ose 57 për qind në 2010.

Megjithatë, ka shumë media që shtrojnë pyetje nëse këto të dhëna kanë rëndësi, pasi që Facebook ka kohën më të madhe të shpenzuar në faqe në internet, apo nga 221 milionë përdorues të internetit në SHBA, Facebook ka rreth 71 për qind të tyre si përdorues aktiv, ndërsa tregje të reja për rritje konsiderohen vendet e mëdha si Rusia, Kina, Japonia apo edhe Korea e Jugut.
Çka është edhe më me rëndësi të thuhet, është fakti se Facebook tani po rritet edhe nga telefonat e mençur mobil, pasi që përdorimi i këtij rrjeti social tani po bëhet më shumë nga telefoni sesa nga kompjuterët personal.

Për të marrë një pasqyrë edhe më të saktë rreth këtij raporti, neve na intereson se sa kohë ju shpenzoni në Facebook, dhe nëse koha e kaluar në këtë rrjet social po bie edhe nga lexuesit e Telegrafit?

[kujdes]Burimi: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.telegrafi.com/teknologji/bie-rritja-e-facebook-83-755.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.telegrafi.com/teknologji/bie ... 3-755.html</a><!-- m -->[/kujdes]


Re: Bie rritja e Facebook - liley - 04-09-2022

avvvvv, buk skom me honger si e lexova ket lajm, teper pom dhimen... hahahahahhaha!! po bjen, bjen pse a qaq po na interesojka neve shqiptarve se a bjen facebooki a jo a? Big Grin


Re: Bie rritja e Facebook - BR3ACKER - 04-09-2022

ty nuk te intereson, ka njerz qe i intereson shum kk Smile


Re: Bie rritja e Facebook - LiridonMurati - 04-09-2022

ka njerz me dhimbje shpine dhe koke po njerz qe rrin ton diten en ket sen skoum pa -4-


Re: Bie rritja e Facebook - H4H4~ - 04-10-2022

po ishalla krejt mshelet, tybe e kem eSK kurr ma rahat sjom kan


Re: Bie rritja e Facebook - ArdianIsmaili - 04-10-2022

HAuhau H4H4 Me Ty Jom Big Grin


Re: Bie rritja e Facebook - Mister-X - 04-21-2022

Shiko u pritke renia e Facebookit u pritke renie drastike e saj sepse njerzit bash jon ngi me to a Smile) jon ngi fiks, + Kriza ekonomike qysh e tek paten njerzt lek me ble me qaq shtrejt sa i ka pas aj aksionet skishin mujt me ble as 10 % te firmes.


Re: Bie rritja e Facebook - London, - 04-21-2022

Fuck Facebook


IM NOT ANTI-SYSTEM,SYSTEM IS ANTI-ME !


Re: Bie rritja e Facebook - B!GG3R - 04-21-2022

Une se perdori facebookin osht shum uebfaqe e keqe, sdi qka po ndodh me njerzit e sodit sun po rrin pa facebook..