![]() |
|
Megaupload kërkon të rrëzohen akuzat për pirateri - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Megaupload kërkon të rrëzohen akuzat për pirateri (/thread-21358.html) |
Megaupload kërkon të rrëzohen akuzat për pirateri - BR3ACKER - 03-28-2022 Megaupload plotësoi dokumentat në gjykatën e Shteteve të Bashkuara, për të tërhequr akuzat shtetërore për pirateri online kundër Kim Dotcom dhe faqes së tij, Megaupload. "Megaupload besojnë se SHBA nuk iu përmbajt rregullave", - tha avokati i Dotcom, Ira Rothken, duke shtuar se kompania i kishte bazat në Hong Kong. "Rregullat tregojnë se nuk është e lejueshme që një kompani, e cila nuk operon në ShBA, të gjykohet dhe të merren masa kundër saj nga ky shtet. Ky ligj është tepër i qartë dhe i kërkojmë gjykatës të tërheqë akuzat". Avokati i Megaupload plotësoi një shkresë të mërkurën e kaluar, duke u tërhequr nga akuzat kundër kompanisë dhe përfaqësuesve të saj. Të dhënat nga gjykata tregojnë se Megaupload ka bërë më shumë se 175 milionë dollarë dëme për të drejtat e autorit, duke shpërndarë më shumë se 500 milionë dollarë kopje të paligjshme filmash, serialesh dhe media te tjera të këtij lloji. Këto burime thonë se Dotcom se në 2012-ën ka fituar 42 milionë dollarë nga kjo faqe. Ështe kërkuar që autoritetet të zhbllokojnë pronat e saj, me qëllim që të paguajë 30 avokatët, të cilët e kanë përfaqësuar falas deri tani. Një seancë dëgjimore do të bëhet në 29 qershor, në Gjykatën e Virginia. ShBA kanë bllokuar 50 milionë dollarë asete të kompanisë. Dotcom dhe bashkepunuesit e tij u arrestuan në Zelandën e Re më 20 janar, megjithatë ata janë të lirë, deri sa të dërgohen në Shtetet e Bashkuara. Dotcom, ose siç është emri i tij i vërtetë Kim Schmitz, ka mohuar çdo shkelje të ligjit dhe ka kundërshtuar dergimin e tij në Shtetet e Bashkuara, duke i quajtur akuzat të pavërteta dhe me qëllim të keq. Re: Megaupload kërkon të rrëzohen akuzat për pirateri - iceboy - 03-28-2022 qite edhe burimin e lajmit! Re: Megaupload kërkon të rrëzohen akuzat për pirateri - sky - 03-28-2022 pcworld.al |