eSportsKosova - Gaming Community
2015, rreth 208 milionë “fablet” në treg - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: 2015, rreth 208 milionë “fablet” në treg (/thread-21147.html)



2015, rreth 208 milionë “fablet” në treg - BR3ACKER - 03-23-2022

[Image: f.0524012719985_210.jpeg]

Shumica e njerëzve ende nuk janë të bindur se pajisjet e reja të quajtuara fablet, kombinim i telefonave dhe tabletëve, siç është Galaxy Note, do të jenë të suksesshme, pasi që ato shihen si një modë e përkohshme, e cila nuk do të zgjasë shumë.

Megjithatë, këto dyshime nuk e kanë ndaluar firmën e hulumtimeve, ABI Research të dal me një raport i cili thotë se “fabletët” nuk do të jenë të paktë edhe në vitet që po vijnë.

Sipas studimit të ABI, fabletët si Galaxy Note apo Optimus Vu janë vetëm fillimi i një trendi të ri, i cili me siguri se do të ndihmohet edhe nga prodhues të tjerë si HTC apo Huawei, për të arritur në shifrën e 208 milionë njësive të shitura deri në vitin 2015.

Me siguri se këto të dhëna janë vetëm parashikime të cilat bazohen në intuitën e raporteve të kompanive të hulumtimeve, të cilat mbështetën në preferencat e përdoruesve, por edhe në idenë se shfletimi i internetit nga pajisjet mobile do të rritet edhe më tej, ndërsa për këtë nevojiten ekrane të mëdha të pajisjeve mobile