eSportsKosova - Gaming Community
Facebook blen shfletuesin Opera? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Facebook blen shfletuesin Opera? (/thread-21146.html)



Facebook blen shfletuesin Opera? - BR3ACKER - 03-23-2022

[Image: f.0525200844225_210.jpg]

Pas hyrjes në berzë gjatë këtij muaji, Facebook nuk ka humbur aspak kohë për të zgjeruar perandorinë e saj, pasi që menjëherë ka blerë shërbimin e dhuratave mobile – Karma, si dhe ka lansuar aplikacionin e ri mobil për fotografi, Facebook Camera.

Tani, fjalët e fundit lidhur me rrjetin social thonë se Facebook është duke synuar të blejë shfletuesin e famshëm Opera, për të konkurruar me Google, Mozilla dhe rivalët e tjerë të cilët kanë ndonjë pjesë të tregut.

Sipas një burimi të informacionit, Opera Software ka folur me Pocket Lint, dhe bazuar në deklaratat e tyre shfletuesi është duke kërkuar një blerës për biznesin e saj, dhe madje thuhet se për këtë qëllim ka ngrirë punësimet e reja në kompani.

Në anën tjetër, Facebook nuk është duke kursyer për tu zgjeruar në treg, duke u shndërruar në një adresë e rëndomtë e blerjes së bizneseve të reja, të cilat sjellin shërbime të reja për përdoruesit.