![]() |
|
Mozilla me platformë për aplikacione - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Mozilla me platformë për aplikacione (/thread-21025.html) |
Mozilla me platformë për aplikacione - ruSkov - 03-21-2022 ![]() Sipas një deklarate zyrtare në faqen e Mozilla, thuhet se kompania do të fillojë së shpejti me platformën e saj të aplikacioneve e cila do të quhet Mozilla Marketplace. Mirëpo, para se ta bëjë publik lajmin për platformën e saj të aplikacioneve, Mozilla kishte publikuar një ftesë për zhvilluesit, përmes së cilës ata ftoheshin t’i ngarkonin aplikacionet e tyre në platformë dhe t’i testojnë ato për funksionalitetin që kanë. Pas lansimit të platformës, Mozilla ofron një numër opsionesh për përdoruesit, ndërsa qëllimi i saj është që të krijojë një spektër të gjerë aplikacionesh të cilat do të ofrohen për segmente të ndryshme përdoruesish, si dhe për pajisje dhe sisteme të ndryshme operative. Ideja e përgjithshme e këtij projekti është që të ofrojë një vend për të gjithë zhvilluesit, dhe shfletuesit e internetit. ndryshe.info |