eSportsKosova - Gaming Community
Si Ta Pastrojm Pluhurin e Pc-s - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Si Ta Pastrojm Pluhurin e Pc-s (/thread-20800.html)



Si Ta Pastrojm Pluhurin e Pc-s - NewBoorN - 03-17-2022

Te duhen,bombol(kanace). me ajer te kompresuar.
Kunja pastruse me pambuk qe perdoren per veshet. Mund te fshish me to fletet e ventilatorit dhe fletet prej duralumini te heatsinkut

Furca te ngushta,me qime te buta dhe rezistente ndaj thyerjes,renies..

Nqs ke kanace me ajer te kompresuar,ke furce dhe kunja pambuku atehere e fillon pastrimin me furce,vazhdon me


kunjat me pambuk per hapesirat e vockla dhe te ngushta ku ka ngecur pluhur dhe ne fund ja fut me kanace me ajer

me presion.Kanacja nuk duhet mbajtur shume afer me siperfaqen e madherbordit.Nje pellembe-25 cm larg eshte
normal.

Ose nqs ke afer shtepise ndonje pike karburanti,perdor kompresorin qe ato kane per fryrjen e gomave.Tubi i gomes
ka presion shume te mire ajri dhe i ben kompjuterit pastrim ideal.

Ne ambjent shtepie nuk duhet harruar te hiqet kablli i korentit nga priza ne mur.KURRE nuk duhet punuar me kompjuterin brenda,pastrim/riparim me kabell korenti lidhur ne prizen e murit.
Gjate pastrimit(edhe ne raste pune riparimi),kurre nuk duhet prekur me dore siperfaqja e madherbordit,ndonje qark apo chip pasi mund te ekzistoje rreziku i elektricitetit ne natyre(elektrostaticiteti) dhe mund te prishet ndonje pjese aty ku eshte prekur me dore.Kurre nuk duhet punuar brenda kompjuterit ne nje dhome me tapet ose material gome ne dysheme.Me e mira eshte
qe pastrimin e kompjuterit te mos e besh brenda ne shtepi por jashte.
Te figura qe ke vene kompjuterin e ke shume shume afer me murin.Pjeses se mbrapme te kompjuterit duhet ti lesh hapesire te pakten 30 cm qe ajri te dale lirisht mbrapa Ushqyesit te rrymes te dritarja e ventilatorit.Pra pjesa e mbrapme e kompjuterit duhet te jete 30 cm larg murit.Mbrapa kompjuterit ne mur mire eshte te vihet nje cope pasqyre drejtkendeshe e larte sa kompjuteri.Kjo te ndihmon te shohesh nga pasqyra pjesen e mbrapme te kompjuterit.Te ndihmone per te hequr dhe ngulur kabllot ne brimat ku duhen ngulur pa e levizur kompjuterin.Kompjuteri brenda ka nje mbulese te zeze si tub qe mbulon procesorin dhe heatsinkun.Mbulesa tub duhet te zberthehet,hiqet dhe pastrohet nga brenda.
Pastaj heq ventilatorin dhe heatsinkun poshte tij dhe i pastron,me furce/kunje pambuku dhe kanace ajri me presion.
Mbulimi me tub i procesorit dhe heatsinkut duket ide e keqe pasi krijon ambjent shume te mbyllur ku akumulohet nxehtesia e larte qe le pasoja per pune te ngadalte te kompjuterit,prishjen e skedareve te sistemit ne hard drajv,kompjuteri nuk ben boot,nuk hapet windowsi,mesazhe gabimi ne boot etj.Qellimi kryesor i venjes se tubit duhet jete mbrojtja e procesorit nga pluhuri dhe papastertite.Fakt eshte qe edhe ne rastet e mbulimit me tub te procesorit /heatsinkut/ventilatorit,perseri ne heatsink dhe ventilator do gjendet pluhur,papasterti,qe ngadalson largimin e nxehtesise.Temperatura ne procesor do jete ne rritje.Nqs kjo temperature shkon mbi 80grade F atehere sensori i tejnxehtesise prane procesorit do diktoje uljen e shpejtesise ne procesor,per te mbajtur temperaturen nen nivelet kritike.Mirepo pluhuri e mban nxehtesine te pacliruar,per pasoje temperatura do shkoje mbi 80,90,100 dhe ne 115grade F procesori fiket vete per tu mbrojtur nga vetdjegja.Atehere cfare efekti do jape kjo nxehtesi ekstreme?Do prishi madherbordin qe nuk mund ta rregullosh...Te duhet te futesh edhe ne bios dhe aktivizosh funksionin e monitorizimit te temperaturave dhe shpejtesise se ventilatoreve.Shiko ne bios tek "PC health" ose nen "Main""Procesor" "Smart" "Chipset konfiguracion"etj.Ne disa lloj madherbordesh te lejohet ta besh kete ndryshim ta aktivizosh monitorizimin e temperaurave dhe shpejtesive te rrotullimit te ventilatorit.(shiko per opsionet enable ose ON)Opsionin e caktivizimit mund ta shohesh si(disable ose OFF) Nqs keto opsione per monitorizim te temperaturave dhe shpejtesise,jane gri,pra nuk klikon dot,atehere nuk ka asnje mundesi per te bere ndryshim ne bios.Fabrika qe e ka krijuar nuk lejon ndryshime.Te duhet te instalosh program per kete pune.Ne kete rast vetem per te pare temperaturat,por jo te besh ndryshime.Me aktivizimin e monitorizimit te temperaturave dhe shpejtesise te ventilatorit,menjeher kur temperatura ne procesor do shkoje 85 grade F biosi do nxjerre dritare lajmeruse rreziku me shenje te verdhe paralajmerim ose shenje te kuqe qe eshte shume e rrezikshme.
Ne keto raste duhet fikur kompjuteri,Nqs kompjuteri s eshte pastruar,duhet bere pastrim.Nqs kompjuteri eshte pastruar dhe perseri merr ikona te verdhe te kuqe per temperatura te larta,atehere duhet te instalosh ne kompjuter nje ventilator shtese.

+1 Thanks nese ju kom ndihmuar djem Smile


Re: Si Ta Pastrojm Pluhurin e Pc-s - qirka - 03-17-2022

bilum burimin ta kishe qit nashta kishe meritu naj thanks,
copy paste dina krejt,
edhe asniher enter si paske mshu menxi qe po lexohet :S


Re: Si Ta Pastrojm Pluhurin e Pc-s - NewBoorN - 03-18-2022

@ Qirka Besoj se tash osht ma mir apo jo braq Smile

(SRY For Double Post )