![]() |
|
Zbulohet kalendari 1200 vjeçar i majave - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: Zbulohet kalendari 1200 vjeçar i majave (/thread-20303.html) |
Zbulohet kalendari 1200 vjeçar i majave - destro - 03-04-2022 ![]() Xultun, 11 maj - Ai është 400 vjet më i hershëm se kalendarët e Majave që deri më tash vlerësoheshin si më të vjetri. Studiues amerikanë kanë zbuluar në Guatemala një kalendar të popullit të zhdukur Maja, që është dukshëm më i vjetër se ata që njiheshin deri tash. Sipas ekspertëve amerikanë ky kalendar është krijuar 1200 vjet më parë, transmeton albinfo. Me këtë moshë ai është për 400 vjet më i hershëm se kalendarët e Majave që deri më tash vlerësoheshin si më të vjetrit. Vizatimet e këtij kalendari janë gjetur në muret e një ndërtese të gërmuar në gërmadhat e qytetit Xultun në veriun e Guatemalës. Shumë nga mbishkrimet janë dëmtuar nga vandalistët por një numër vizatimesh janë ende të dallueshme. Në këto mbishkrime janë identifikuar edhe fazat hënore. Burmi: Koha.net |