![]() |
|
Nje Vajz 10vjeqare - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: Nje Vajz 10vjeqare (/thread-19437.html) |
Nje Vajz 10vjeqare - V3ON - 02-13-2022 Një 10-vjeçare në Kolumbi është shndërruar në nënën më të re të njohur në historinë e njerëzimit, pasi lindi një vajzë të shëndetshme gjatë së enjtes. Megjithatë, mosha shumë e re e nënës ka skandalizuar opinionin publik shumë përtej vendit. Pjesë e një fisi indigjen që jeton në një zonë rurale, vajza e quajtur Vaju u paraqit për herë të parë tek mjeku vetëm në momentin që po lindte. Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte me trupin e saj dhe u detyrua të udhëtonte deri në qytet për shkak të dhimbjeve të forta si rrjedhim i kontraktimeve. Duke gjykuar rrezikun e madh të përballjes së trupit të saj me një lindje të zakonshme, mjekët vendosën të realizonin një ndërhyrje cesariane, të cilën 10-vjeçarja dhe foshnja e saj e kaluan me sukses. Ndonëse policia kolumbiane mund të ndjekë babain e foshnjes për marrëdhënie seksuale me të mitura, ka vendosur mos ta bëjë diçka të tillë, pasi krahina nga e cila vjen nëna më e rë në botë ka disa të drejta të zgjeruara autonomie, që i lejojnë të ruajë kulturën e veçantë rurale. Mosha e babait është shndërruar në një objekt spekulimi në mediat kolumbiane, me disa media që e raportojnë 15 vjeç dhe të tjera 30 vjeç.
|