![]() |
|
Si ta formatojm pc me ndihmen e USB! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Si ta formatojm pc me ndihmen e USB! (/thread-19284.html) |
Si ta formatojm pc me ndihmen e USB! - hArp.xP - 02-10-2022 Shumë herë keni pyetur vehten ne mund të beni formatizimin e kompjuterit tuaj duke përdorur USB Flash Drive . Gjithçka mund të bëhët në një mënyrë të thjeshtë dhe shumë efikase.Gjithçka ju duhet është një USB Flash Drive dhe Windows të shkarkuar në PC . Në këtë Tutorial do ta shprehi detajisht nëpër ‘pika’ . 1. Futeni USB flash drive në kompjuterin tuaj. ![]() 2. Shtypni tastin WIN+R ku do të hapet RUN dhe shkruani cmd dhe kliko OK. 3. Shkruani diskpart tek Command Prompt (cmd) ‘DISKPART‘ (pa thonjëza) dhe shtypeni ENTER 4. Shkruani LIST DISK dhe shtypeni prap ENTER dhe identifikoje numrin e USB flash drive tuaj. Duhet të jeni 100 % të sakt në identifikimin e numrit pasi mund te formatizoni diskun e gabuar. Nëse keni vetëm një HARD DRIVE, atëherë normalisht që numri i USB flash drive do të jetë DISK 1. 5. Shkruni SELECT DISK 1(ndryshoni nese pas identifikimit keni vërejtur se PC juaj e ka ndryshe dhe jo DISK 1) dhe shtyp ENTER 6. Shkruani CLEAN dhe shtyp ENTER 7. Shkruani CREATE PARTITION PRIMARY dhe shtypni ENTER 8. Shkruni SELECT PARTITION 1 dhe shtypni ENTER 9. Shkruni ACTIVE dhe shtypni ENTER 10. Shkruani FORMAT FS=FAT32 dhe shtypni ENTER 11. Shkruani ASSING and shtypni ENTER 12. Shkruani EXIT dhe shtypni ENTER 13. Formatizoni USB . 14.Kopjoni çdo gjë nga Windowsi që keni shkarkuar dhe hidheni të gjithin në USB. Që PC juaj të bëjë BOOT nga USB ju duheni të shkoni në BIOS dhe të sigurohesh që e ke bërë BOOT From USB FLASH DEVICES. Nëse gjithçka shkon sipas ‘pikave‘ që kam cekur me lart formatizimi dhe instalimi i Windowsit do të kryhet në mënyrë perfekte. Burimi : WebMasterAL p,s ket tuto e kom bo ma heret Re: Si ta formatojm pc me ndihmen e USB! - akson007 - 02-10-2022 GJ nqfs e ke provu edhe vet kit sen
Re: Si ta formatojm pc me ndihmen e USB! - hArp.xP - 02-10-2022 AxoN Wrote:GJ nqfs e ke provu edhe vet kit senKto e kom provu atehere ama tash e formatoj vet kshtu kanihere kanihere me cs |