eSportsKosova - Gaming Community
Si te dergojme dhe Pranojme SMS Falas nga Twitter ne IPKO - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Si te dergojme dhe Pranojme SMS Falas nga Twitter ne IPKO (/thread-19010.html)



Si te dergojme dhe Pranojme SMS Falas nga Twitter ne IPKO - MrSuicide - 02-03-2022

Pershendetje
Ne kete tutorial do te ju tregoj se si te dergoni cicerima nga telefoni ne twitter gjithashtu si te dergoni dhe pranoni SMS nga shoket qe i keni ne twitter e direkt ne telefon, pra e gjitha kjo falas vetem per perdoruesit e telefonis mobile IPKO.

Se pari duhet te keni qasje ne twitter, pra te keni llogari ne twitter. Nese nuk keni atehere shkoni ketu <!-- m --><a class="postlink" href="https://twitter.com/signup" onclick="window.open(this.href);return false;">https://twitter.com/signup</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false; dhe plotesoni te gjitha fushat e nevojshme

Pasi te keni krijuar llogarine ne Twitter ju duhet te dini username apo emri i perdoruesit tuaj shembull: @twitter ose @emri_mbiemri pra kjo eshte username juaj qe duhet ta mbani ne mend se si e keni hapur. Nese nuk e dini ateher vetem kyquni ne twitter me ate email dhe fjalekalim qe keni hapur Twitter-in dhe klikoni View my profile page dhe emri juaj do te shfaqet ne shiritin e addresses shembull: <!-- m --><a class="postlink" href="https://twitter.com/#!/emri_mbiemri" onclick="window.open(this.href);return false;">https://twitter.com/#!/emri_mbiemri</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false; pra emri_mbiemri eshte emri i perdoruesit tuaj ose username.

Pastaj nese deshironi te dergoni mesazhe tek shoket tjere duhet ti beni atij personi Follow

Pasi ti keni perfunduar keto eshte radha te aktivizojme Twitter ne telefonin mobil tuaj:

1. Merr telefonin tuaj dhe krijo nje mesazh te ri me tekstin START dhe dergo ne numrin 16161
2. Pas kesaj ju do te pranoni nje SMS nga Twitter me tekstin:
Welcome to Twitter! Reply w/SIGNUP to begin.
Already on Twitter? Reply with your USERNAME.
(Std msg rates apply. Reply w/HELP for more.)
3. Shtypni Reply dhe shenoni username tuaj, pra emri i perdoruesit tuaj qe ju tregova me lart (shembull: nese e ke @EmriMbiemri atehere shtyp reply dhe sheno EmriMbiemri)
4. Pastaj vjen nje SMS tjeter me tekstin:
Hi, @Emri_Mbiemri. (mos harroni emri_mbiemri eshte vetem shembull)
Reply w/ your password to register this phone to your twitter account.(password is case sensitive! Phone may capitalize the 1st letter)
5. Shtypim perseri Reply dhe fusim Passwordin apo fjalekalimin tuaj qe keni hapur Twitter (fjalekalimi duhet te jete i njejt si ne llogarin tuaj, nese permban shkronja te medha atehere duhet qe edhe ne telefon te fusni shkronja te medha.
6. Nese keni dhene fjalekalimin e duhur atehere do te pranoni nje tjeter SMS nga Twitter me tekstin:
Your password is correct! Reply w/ OK to confirm you want to use Twitter with this phone.
7. Shtypim perseri Reply dhe shkruajm tekstin OK dhe e dergojme.
8. Pasi te dergoni ju do te pranoni SMS e fundit nga kjo form me tekstin:
You're all set up to use Twitter with this phone. Type a Tweet anytime, just send it to this number.
9. Dhe kjo ishte e tera sa i perket konfigurimit te Twitter ne telefonin tuaj.


Si te postojm Twitt apo cicerima ne Twitter permes telefonit?
Krijoni nje mesazh te ri dhe shkruani tekstin qe deshironi te dergoni ne faqen tuaj dhe dergoni ne numrin 16161 dhe teksti qe keni shkruar do te postohet automatikisht ne murin apo Twitter-in tuaj

Si ti dergoj dikujt nje Mesazh apo SMS nga telefoni ne Twitter?
Krijo nje mesazh te ri dhe shkruaj m @emri_mbiemri teksti (m - eshte per te derguar direkt mesazh tek personi, @emri_mbiemri eshte emri apo perdoruesi te cilit deshironi ti dergoni mesazh dhe teksti - eshte tekstin apo mesazhin qe deshironi tja dergoni ati perdoruesi).

Si te etiketoj dike ne postimin tim ne twiter?
Pasi te shkruash tekstin qe deshiron te dergosh ne twitter vetem shkruaj @emri_mbiemri ku te duash ne fillim, ne mes, apo ne fund te mesazhit dhe ai apo ajo do te etiketohet ne ate mesazh apo twitt.

Si te dergoj SMS nga Twitter?
Klikoni tek paneli i llogaris tuaj dhe hapni nenmenun dhe klikoni Direct Messages
Pastaj klikoni lart djathats New Message dhe shenoni emrin apo username te atij personi qe deshironi ti dergoni mesazh.Nese ai person qe deshironi ti dergoni mesazh ka te aktivizuar Twitter tekst ateher mesazhi juaj gjitashtu do ti dergohet ne telefonin e tije.