eSportsKosova - Gaming Community
Afër një milion italianë të varur nga bixhozi - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html)
+--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html)
+---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html)
+---- Thread: Afër një milion italianë të varur nga bixhozi (/thread-18977.html)



Afër një milion italianë të varur nga bixhozi - stich - 02-03-2022

Bixhozi është “profesioni” i tretë më fitimprurës në Itali, ku afër një milion njerëz janë të varur nga ky ves- thuhet në një hulumtim të shoqatës anti-mafia, Libera.

“Sipas vlerësimeve tona, bixhozi në Itali ka fitimin më të madh në Evropë, ku ligjërisht arrin më shumë se 76 milionë euro në vit, plus dhjetë miliardë euro ilegalisht”, ka thënë nënkryetari i shoqatës, Marselo Cosi.

Sipas Libera, mesatarisht çdo italian shpenzon rreth 1.260 euro në vit duke luajtur letra, në aparate kumari, video-poker apo bingo.

Bastet përmes internetit po zhvillohen shumë shpejtë, ndërsa ‘bixhozxhinjtë online’, vetëm në vitin 2011 kanë shpenzuar 1.5 miliard euro (që është trefish më shumë se në vitin 2010).

Libera llogarit se gati një milionë italianë janë seriozisht të varur nga lojërat e fatit dhe ata mund të shërohen vetëm nga specialistët.

[Image: f.0411092032166_m.jpg]


Re: Afër një milion italianë të varur nga bixhozi - akson007 - 02-03-2022

italiant jon budall mas bixhozi u kan edhe 1 dokumentar rreth vrasjeve n'itali qe tshumten e rastev bohen prei bixhozi


Re: Afër një milion italianë të varur nga bixhozi - eSK heNd - 02-03-2022

ska doust jet a vdekje Big Grin