![]() |
|
Windows 7 bie, XP rritet - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Windows 7 bie, XP rritet (/thread-18923.html) |
Windows 7 bie, XP rritet - Leonard. - 02-01-2022 ![]() Windows XP është ende bindshëm sistemi udhëheqës operativ për kompjuterët e tavolinës, ndërsa gjatë marsit ai madje rriti avantazhin. Në të vërtetë, sipas statistikës së kompanisë Net Applications, posedimi i Windows XP gjatë marsit u rrit nga 45.39 në 46.86% në krahasim me një muaj më herët, derisa konkurrenti i tij kryesorë, Windows 7, ra nga 38.12% gjatë shkurtit në 37.53% gjatë marsit. Edhe pse shikuar në afat të gjatë Windows 7 ka trendin e rritjes, e Windows XP atë të rënies, këto anomali të kohëpaskohshme statistikore tregojnë se do të kalojë edhe shumë kohë para se Windows XP të humb pozitën udhëheqëse në treg. Përkundër të gjitha orvatjeve të Microsoftit që të bind shfrytëzuesit se ka ardhur koha që të kalojnë në sistemin e ri operativ, shfrytëzuesit ende shumë ngadalë po kalojnë në Windows 7 duke pasur parasysh se Windows XP u ofron një ambient të njohur i cili përmbush nevojat e tyre. Natyrisht, pritet që situata të ndryshoj pasi që Microsoft në tërësi të ndërpres përkrahjen për Windows XP në prill të vitit 2014. /Telegrafi/
Re: Windows 7 bie, XP rritet - grandde - 02-01-2022 o pasha nanen me XP ska OS mat mir sgjen 1000 mi probleme me win 7 lloptop pi kom po hajt po pritoj me ndrru OS se ma mir se XP ska edhe kush ka pun qitash me format pc lirisht ju garantoj une qe me ja vnu xp ! Re: Windows 7 bie, XP rritet - BAAM - 02-01-2022 mmohamed sosht e thane qe XP osht ma e mir . .po na i kem kompjuterat te vjeter edhe si kem te vequm per w7 tash kompjuterat e ri qe dalin dalin me sistem operativ windows 7 edhe bleje ni qasi kompjuteri ki mu bind qe w7 osht ma i mir edhe pse se perdori po kom pah . .
Re: Windows 7 bie, XP rritet - kn1ght.x - 02-02-2022 nuk eshte e vertet kjo per XP , pasiqe Windows 7 per momentin eshte sistemi operativ ma i mir , le ti MOOHHAMED qe thu per XP , pse po ta merr mendja programet e reja si nuk perkrahen me nga XP , perarsye se windows 7 ka aftesi shum me te avancuara se XP ... Gjithashtu windows 7 e menaxhon ramin shum me mir se xp-ja e shum e shum faktor te tjer...<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.w3schools.com/browsers/browsers_os.asp" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.w3schools.com/browsers/browsers_os.asp</a><!-- m --> qe kjo ka statistika per OS me te popullarizuar dhe per momentin eshte windows 7 me 49.9% dhe xp ka vetem 28.9% kshtuqe WINDOWS 7 FTW
Re: Windows 7 bie, XP rritet - withstyle - 02-02-2022 normal 7shi osht shume ma modern edhe ki opcione ma shume edhe i perkrah teknologjin ma moderne ma shume se windows xp edhe pse ne pc e perdori xp ne lloptop e kam w7 edhe osht shume ma produktiv edhe shume ma i mire se xp,xp shume shpejt ka me kan demode qka osht osht. Re: Windows 7 bie, XP rritet - qirka - 02-02-2022 Op valla W7 super po punon, krejt ma mir se xp, ma bukur mu dok, ma shum opcione edhe ma shpejt po punon. Vista qe dul ather kataaaastrof u kan, tuliqfar probleme dilshin, tuliqfar errora ka pas perqata kan met shumica qe thojn xp osht ma i mir Re: Windows 7 bie, XP rritet - iceboy - 02-02-2022 XP-n e majn gjall Shqiptart se moti ish harru... Po kshtu-ashtu edhe 2 vjet perkrahje i ka... edhe nese bon rritje t`paparapare, nuk fiton kurgjo...
Re: Windows 7 bie, XP rritet - PINKI:D - 02-02-2022 krejt mir veq W7 e ka tkeqe se nuk bon nqdo pc, osht fjala per disa pc qe nuk i pershtaten performancat per W7 Re: Windows 7 bie, XP rritet - alban93 - 02-02-2022 valla spe kom ni pc tmir se kur se kisha majt xp |