![]() |
|
Një francez këmbëngul se është nipi i Hitlerit! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: Një francez këmbëngul se është nipi i Hitlerit! (/thread-18911.html) |
Një francez këmbëngul se është nipi i Hitlerit! - destro - 02-01-2022 ![]() Philip Loret dhe gjashtë vëllezërit dhe motrat e tij kanë një histori unike familjare. “Ne jemi nipër të Adolf Hitler”, shprehet francezi, në një rrëfim befasues në një revistë vendase, transmeton Top Channel. “Ishte babai i cili një darkë, 40 vjet më parë, na tha se kishte për të na thënë diçka. Na rrëfeu se gjyshi ynë ishte Hitleri. Në tavolinë mbretëroi një heshtje sepse askush nuk dinte se çfarë të thoshte. Nuk dinim se si të reagonim”. 56-vjeçari, i cili pretendon se ka një ngjashmëri të madhe me Fyhrerin, thotë se për katër dekada me radhë, familja e tij e ka mbajtur të fshehtë sekretin, me dijeninë se në rastin më të mirë askush nuk do t’i besonte dhe në rastin më të keq do të paragjykohej. Philipe, i cili vendosi të publikojë historinë e tij pasi disa dokumenta historike që mbështesnin këtë version u zbuluan në arkiva, thotë se gjatë Luftës së Parë Botërore, në të cilën Hitleri ishte një rreshter i ushtrisë gjermane, ai pati një kontakt seksual me gjyshen e tij, gjatë luftimeve të zhvilluara në territorin francez. Si rrjedhojë, lindi babai i tij, i cili, për ironi të fatit, luftoi gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër ushtrive të drejtuara nga babai i tij, “Fyhreri”. Sidoqoftë, ndonëse Hitleri ka marrë historinë e tij në varr, sipas Philipe, nëse historia është e vërtetë mund të arrihet të zbulohet lehtësisht, nëpërmjet analizave gjenetike dhe krahasuese me pasardhësit e njohur të Hitlerit. BURIMI: KOHA.NET Re: Një francez këmbëngul se është nipi i Hitlerit! - V3ON - 02-02-2022 WEE,si hitleri koka sidomos syt qysh i paska si tij Re: Një francez këmbëngul se është nipi i Hitlerit! - eSK heNd - 02-03-2022 FLOKT n ANEN TJETER: p Re: Një francez këmbëngul se është nipi i Hitlerit! - stich - 02-04-2022 Okej ky i hitlerit, un jom nipi i Ismajl qemalit. Re: Një francez këmbëngul se është nipi i Hitlerit! - akson007 - 02-07-2022 stichius Wrote:Okej ky i hitlerit, un jom nipi i Ismajl qemalit. Re: Një francez këmbëngul se është nipi i Hitlerit! - guli^ - 10-30-2022 eSK heNd Wrote:FLOKT n ANEN TJETER: p HAHAHAHAHHAHAHHAHAHAH Moda 2012 |