![]() |
|
Mouz mposht Alternate për të fituar EPS XVI - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Mouz mposht Alternate për të fituar EPS XVI (/thread-187.html) |
Mouz mposht Alternate për të fituar EPS XVI - XLN7 - 04-05-2020 Mousesports kanë mbrojtur titullin e tyre në EPS pas fitorës 2-0 kundër Alternate. mouz kishin qenë të prirur t'i kthehen ndeshjes me Alternate, pas humbjës nga rivalët e tyre muajin e kaluar në KODE5 Germany, dhe ata arritën të hakmerreshin në këtë ballafaqim, me rezultatin 2-0 që tregon ndryshimin mes këtyre dy ekipeve. Mapi i parë, de_nuke, filloi me Alternate në anën sulmuese, dhe ata arritën sukses, duke mbyllur pjesën e parë 8-7. Por në pjesën e dytë, mouz ishin shumë të fortë për kundërshtarët e tyre, dhe pothuajse në një pjesë të shkëlqyer arritën rezultatin 16-10. Në de_tuscan, një fillim i mrekullueshëm nga mouz pa ata të përfundonin pjesën e parë me avantazhin 11-4, që dukej shumë i rehatshëm. Alternate ende u munduan të përgjigjen, por mouz nuk lejuan që t'iu ik epërsia nga duartë, dhe fituan mapin me rezultat 16-7. ![]() Renditja Përfundimtare EPS XVI : 1. mousesports - €10,0002. Alternate - €5,0003. n!faculty - €2,7504. TBH.ASUS - €1,750
|