eSportsKosova - Gaming Community
Mbreterit e Rilindjes [Diskutime/Pyetje] - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E LOJËRAVE (https://esportskosova.com/forum-13.html)
+--- Forum: Lojërat për PC (https://esportskosova.com/forum-185.html)
+---- Forum: Mbretëritë e Rilindjes (https://esportskosova.com/forum-169.html)
+---- Thread: Mbreterit e Rilindjes [Diskutime/Pyetje] (/thread-180.html)

Pages: 1 2 3 4


Mbreterit e Rilindjes [Diskutime/Pyetje] - ArlindXh - 04-04-2020

se kishit qel hale boardin MMORPG edhe sdita ku me postu kit loj,vendosa me qit ktu e kur e qelni boardin MMORPG ja boni transfer

Arberia e Skenderbeut loje online shqip

Loja e pare online shqip e ambientuar ne 1458 ne Arberine e Skenderbeut, do fillosh si nje fshatar i thjeshte dhe nje dite ndoshta do mund te behesh dhe princ ose kapiten i ushtrise se Kastriotit. Kjo loje sjell tek ju jeten e vertete mesjetare te nje banori te arberise te asaj kohe.
Arberia ka nevoj per ty, hordhite turke dhe mashtruesit venecian kercenojne vendin tend, bashkohu me ne dhe dili zot vatanit.
Perjeto epoken e Skenderbeut ashtu sic nuk ta mer mendja, kjo eshte vetem maja e aisbergut shum gjera te tjera do i mesosh kur te bashkohesh me ne.
Code:
www.mbreteriterilindjes.com



Re: www.mbreteriterilindjes.com - jazon - 04-19-2020

hej hej bloodseker u regjistrova e sene vene spo di as qa me bo mos o loja me parE? mos duhet me pagu najsen se sjom ka kuptoj sen po ksi a munesh mem ndihmu najsen qe merre edhe add <!-- e --><a href="mailto:beesfortt@msn.com">beesfortt@msn.com</a><!-- e --> tlutnaTongue nimom najsen:$ se shum po kom qef me lu qitu loj a Big Grin.


- Rewind. - 04-20-2020

un jom regjistru qitu shum moti kur u pat qel amo smu ka dok interesant edhe skom hi ma:S


Re: - jazon - 04-20-2020

Rewind. Wrote:un jom regjistru qitu shum moti kur u pat qel amo smu ka dok interesant edhe skom hi ma:S

mu pom doket interesont po spo di as qysh me lu shum e pshtjellt koka fshati , qyteti im , shpija sene vene

po kerkoj ndihm per momentin^o)!


Re: www.mbreteriterilindjes.com - LongHorn - 04-25-2020

Strategji dhe keshilla per zhvillimin e personazhit te lojtareve ne nivelin 0


Ndoshta deri tani keni lexu Guiden e pergjithshme te lojes dhe keni nje ide te pergjithshme se ku gjinden gjerat dhe per cfar sherbejne butonat e ndryshme ne loje.
Ky shkrim me shume eshte i menduar si nje permbledhje e strategjive te suksesshme per avansim sa ma te shpejte ne loje sepse askush nuk do te qendroj me jave te tera level 0 ….

Ne cofte se nuk e dini ende per te kaluar nivelin duhet te mbledhni 90 lek dhe ti keni 5 pike reputacioni. (2 duke punu ne kishe dhe 3 nga lojtaret tjere)

Rregullat baze per kete etape te lojes (pra kalimit nga niveli 0 ne nivelin 1) jane:

1. MOS HARXHO PARA KOT
2. MOS HARXHO PARA KOT dhe
3. MOS HARXHO PARA KOT!!!!

Pra krejt cka duhet te besh ti tani eshte te kursesh sa me shume lek dhe te punosh sa me shume dhe une tani do t’ua tregoje metodat me te mira per te bere sa me shume lek per sa me kohe te shkurte.

1. Puna


Si level 0 punet me te mira dhe me fitimpruese per ju jane puna ne minjere dhe puna ne toka ku nuk kerkohen karakteristika.

1.1 Per te marre pune ne minjere duhet te shkoni „jasht qytetit“, te hyni tek „punet“ dhe te klikoni tek fotografia e minjeres dhe ju automatikisht hyni ne pune e cila ju sjell 16 lek (8 te nesermen dhe 8 te diellen) . Me kete pune ju edhe principates i ndihmoni sepse principata te ardhurat e vetme momentalisht i ka nga miniera.

1.2 Per pune ne fushe, hyni tek bashkia, pastaj klikoni tek ofertat e punes dhe shifni se mos ka ndonje pune e cila paguhet 16 lek e me shume dhe e cila nuk kerkon karakteristika (accune)

1.3. Pasi qe ti keni mbledhe 90 lek ose me shume , dhe duke pase parasyshe qe i keni mbledhe 3 pike besimi nga lojtaret tjere tani duhet te punoni 2 dit ne kishe ne menyre qe t’i mbledhni 5 piket e nevojshme per avansim


VEREJTJE:
-Mos merrni pune me15 lek ne bashki sepse mundesh ne minjere te punosh per 16 lek
- Mos preni dru ne mal sepse ju nuk keni pike force dhe nuk preni shume dru, prandaj edhe nuk e leverdise.

2. Ushqimi


Ti si lojtar i ri me siguri je i brengosur qe karakteri yt eshte i uritur dhe eshte „duke vdeke nga uria“ por po ju garantoj qe nuk keni aspak arsye per tu brengosur. Juve si lojtar i ri dhe pa pike karakteristikash nuk ju duhet ushqimi cdo dite. Ushqimi i perditshem ju duhet vetem lojtareve qe kan mbledhe pike karakteristikash sepse ata nese nuk hajne rregullisht i humbin ato.. Pra ju nuk keni cfare te humbisni nese nuk hani cdo dite prandaj:

2.1. Mos hani cdo dit. Hani nje here ne 3 dite. Pra: Sot hani, neser e pasneser jo dhe pastaj prap hani dhe kshtu vazhdoni ciklin derisa nuk filloni te hani ushqime qe ju sjellin karakteristika. Me kete metode ju kurseni rreth 30 lek ne jave .

2.2. Ushqimin me te lire mund te gjeni tek taverna „Hani i Lezhes“. Buka aty kushton vetem 6 lek prandaj mos bleni pa nevoje ne treg por shkoni tek taverna e bashkise.

2.3. Mos hani asgje tjeter pervec Bukes dhe Misrit.


3.Tregu


Tregun mund ta shifni se si funksionon por nuk keni se cfare te bleni aty sepse asnje gje nuk ju duhet. Vetem ne rast se ne taverne nuk gjindet buke atehere mund te bleni buken ose misrin me te lire qe e gjeni aty.

VEREJTJE:
- Mos shitni mall ne treg mbi vlerat e lejuara nga bashkia. Gjithmone konsulltoni Cmimoren e bashkise per vlefta maksimale. Nese e theni ligjin dhe kapeni, atehere do pasojn gjoba te renda.

4.Taverna


Per te hyre ne taverne duhet ta perdorni versionin anglisht te lojes (apo gjermanisht,i talisht ose frengjisht)

VEREJTJE:
- Mos pini birra dhe mos qarrosni sepse vetem humbje kot e lekve eshte sidomos per nivelin 0

5.Problematika e multiaccounteve (me shume se nje konto)


Shume njerez shpesh fillojne te hapin konto te ndryshme dhe e fusin veten si sponsor ne menyre qe te marrin 10 lek per cdo lojtar , por kjo nuk eshte zgjidhje aspak e volitshme sepse administratoret do te akuzojne per multiaccount dhe kjo akuze rrezullton me denim me vdekje ne turren e druve (zhdukje te lojtarit). Prandaj gjithmone keni kujdes sepse nese administratoret verejne 2 lojtar qe kane nje IP te njejte ka rrezik qe te digjeni.


Nese i permbaheni rregullave per nje kohe shume te shkurt mund te kaloni ne level 1 dhe pastaj cdo gje fillon te behet me mire… Mos harroni dhe mos ngurroni te pyetni njerezit me me pervoje per ndihme dhe per gjera te paqarta sepse ne te gjithe ishim njehere fillestar dhe me gjith cejf ju ndihmojme.


Re: www.mbreteriterilindjes.com - Besfortt. - 04-30-2020

smu ka dokk shum intersontt veq kom hii kom kqyr qa esht edhe jom dal :A


Re: www.mbreteriterilindjes.com - TCO, - 07-23-2020

Jum kon i regjistrun sem doket interesant ma shum se CS Wink


Re: www.mbreteriterilindjes.com - Lizardi - 08-18-2020

waaw shum i mir u knaqa


Re: www.mbreteriterilindjes.com - mr.driki - 10-28-2021

lol..so shum interesant..Smile