![]() |
|
“Tommy” dhe “Jerry”, përqafim në jetën reale - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: “Tommy” dhe “Jerry”, përqafim në jetën reale (/thread-17925.html) |
“Tommy” dhe “Jerry”, përqafim në jetën reale - leart00 - 01-08-2022 ![]() Një mace dhe një mi mund të jenë miq të ngushtë jo vetëm në seriale si “Tommy and Jerry”, por edhe në jetën e vërtetë. Pronarja e një maceje shtëpiake në Surray, Britani, kapi një çast unik me aparatin e saj fotografik, në të cilin macja e saj kishte rënë në kontakt me një mi, me të cilin praktikisht po putheshin. “Kur dy kafshët ranë në kontakt, ishte me të vërtetë e pabesueshme që miu nuk rendi për t’u larguar. Në vend që të bënte këtë, miu u kthye nga macja dhe i vuri putrat në hundë, ndërsa macja nisi ta përkëdhelte”, dëshmoi Stephanie Evans. Takimi midis maces dhe miut ishte tërësisht i rastësishëm dhe ndodhi në oborrin e shtëpisë së gruas, transmeton Top Channel. Fotografitë i ngjajnë shumë atyre të serialit “Tommy and Jerry”, që ka fituar shtatë çmime “Oscar” si filmi më i realizuar vizatimor dhe është renditur si një prej serialeve më të suksesshme të të gjitha kohërave nga revista “Time”. Burimet prej : Code: www.morevesh.comRe: “Tommy” dhe “Jerry”, përqafim në jetën reale - stich - 01-08-2022 Menoj qe ket topic u dasht me qit n"Kuriozitete" Re: “Tommy” dhe “Jerry”, përqafim në jetën reale - sCL - 08-26-2023 Rregulloje foton se perndryshe LOCK |