eSportsKosova - Gaming Community
IPhone 5 Prezantohet Më 14 Tetor - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: IPhone 5 Prezantohet Më 14 Tetor (/thread-17861.html)



IPhone 5 Prezantohet Më 14 Tetor - BAAM - 01-07-2022

IPhone 5 Prezantohet Më 14 Tetor

[Image: 5.jpeg]

Drejtori i ri i Apple, Tim Cook do të mbajë një ngjarje të madhe para mediave më 4 tetor të këtij viti, në të cilën ai do ta prezantojë modelin e ri të telefonit të famshëm, iPhone 5, raporton DigiTimes duke cituar burime të njohura mirë me këtë çështje.
Nëse është e vërtetë, data e lansimit të gjeneratës së pestë të iPhone nga Apple do të jetë në përputhje me valën e fundit të thashethemeve që pretendojnë se iPhone 5 do të lansohet në fillim të tetorit.
Burimet e DigiTimes thonë se Cook do të kryesojë ngjarjen – me ndihmën e drejtuesve tjerë kyç të kompanisë, si Phil Schiller, i cili mori pjesë në ngjarje të tilla në të kaluarën – prezenca e së cilit do t’i jepte rëndësi edhe më shumë kësaj ngjarje.
Cook duhet të bindë aksionarët, audiencën por edhe fansat e Apple në të gjithë botën, që ai mund të marrë përsipër rolin e Steve Jobs./gazetashqip


Re: IPhone 5 Prezantohet Më 14 Tetor - LiridonMurati - 01-08-2022

i holle si zhylet :$


Re: IPhone 5 Prezantohet Më 14 Tetor - iceboy - 01-08-2022

po get qe po mujsha me mar une, se me 19 Shkurt en 2013 m`kryhet qikjo kontrat me 4sh, e tani e vazhdoj me 5sh Big Grin

se kshtu ashtu n'Austri 2 muj ma von prej USA-s vjen