eSportsKosova - Gaming Community
U.S.A military prodhon fishekun e “zgjuar” që ndjek objek - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html)
+--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html)
+---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html)
+---- Thread: U.S.A military prodhon fishekun e “zgjuar” që ndjek objek (/thread-17392.html)



U.S.A military prodhon fishekun e “zgjuar” që ndjek objek - coolkid - 12-30-2021

Shkencëtar për llogari të ushtrisë amerikane, kanë krijuar fishekun e ‘zgjuar’ i cili ndjek objektin e vënë në shënjestër.
Fisheku i përsosur, arrin një distancë prej 1,5 kilometër dhe vetëkomandohet, pra ai ka të instaluar sistemin e “zgjuar” dhe kështu mund të kthehet vetë nga duhet, me qëllim që të mos i shpëtojë objektivi, duke arritur rezultatin më maksimal.
Drejtuesit e Laboratorit Kombëtarë, Sandia, i cili i përket kompanisë Lockheed Martin, njoftuan zbulimin e tyre rreth fishekut të “zgjuar”, pikërisht pas përfundimit të suksesshëm të provave përfundimtare.
“Tashmë disponojmë një teknologji shumë premtuese, me të cilën mund të komandojmë, veç raketave dhe predhave të armëve të rënda, akoma dhe fishek të vegjël armësh, si dhe mund të prodhojmë sasi të mëdha me një kosto shumë të ulët, brenda një kohe rekord”, deklaroi studiuesi i kompanisë Sandia, Red Jones.
Fisheku, i cili ngjan me një gjelbër, ka një gjatësi rreth 10 cm.
Ai, gjatë udhëtimit në ajër, ndihmohet nga një sistem leizeri, i cili me anë të rrezeve, vë në shënjestër objektivin (akoma dhe objektet e lëvizshme si p.sh; një makinë, tank etj), më tej, një sensor optik i vendosur në majën e fishekut, merr përsipër komandimin e plumbit derisa ai të godas objektivin.
Plumbi i “zgjuar” mund të ndryshojë drejtim dhe destinacion, deri 30-herë në sekondë, ndërkohë që udhëton me shpejtësinë e zërit.
Ndryshe nga fishekët e zakonshëm, të cilët prodhohen që të fluturojnë/udhëtojnë sa më drejtë të jetë e mundur, fisheku i “zgjuar” mund të vetëkomandohet dhe të ndryshojë drejtim. Në këtë lirshmëri të tijin, fisheku ndihmohet nga disa krahë mikroskopik që ndodhen në anët e tij.
Sipas Sandia, në kushte reale, p.sh; në fushëbetejë, fishekët e zakonshëm mund t’i devijojnë/dështojnë shënjestrës, deri në nëntë metra, të një objektivi në ndodhet në distancë prej 1 kilometrash, ndërsa fishekët e “zgjuar”, në rastin më të dështuar mund të devijojnë nga shënjestra deri në 20 cm.
Edhe pse fillimisht, kjo teknologji ishte destinuar për të prodhuar predha të dimensioneve të mëdha, si raketa, predha topi, predha tanku etj, më pas u vu re dhe u shfrytëzua mundësia që ajo mund të përdorej për të krijuar fishek të dimensioneve edhe më të vogla, si ato të ushtrisë, policisë, akoma dhe për fishekët e armëve të gjahtarëve amator.



[Image: 429649_261283100618308_244523172294301_6...0840_n.jpg]


Re: U.S.A military prodhon fishekun e “zgjuar” që ndjek obje - mr.driki - 12-30-2021

w0w~ Far plumi qart..Smile


Re: U.S.A military prodhon fishekun e “zgjuar” që ndjek obje - coolkid - 12-30-2021

by mr.driki » Thu Mar 08, 2012 11:30 pm
w0w~ Far plumi qart..



ruju se pot qesin n shej,e t mysin Tongue


Re: U.S.A military prodhon fishekun e “zgjuar” që ndjek obje - mr.driki - 12-31-2021

Hollister Wrote:by mr.driki » Thu Mar 08, 2012 11:30 pm
w0w~ Far plumi qart..



ruju se pot qesin n shej,e t mysin Tongue



HuHuH..Nasht se plum i mir koka..:p


Re: U.S.A military prodhon fishekun e “zgjuar” që ndjek obje - stich - 01-01-2022

veq qicerat nCS qa i kan shiju kto para ktyne


Re: U.S.A military prodhon fishekun e “zgjuar” që ndjek obje - LoteXxX - 01-04-2022

stichy Tongue hhahah mir e ki Wink. AMA AMERIKANT T'q** nane jan per ksi sene


Re: U.S.A military prodhon fishekun e “zgjuar” që ndjek obje - Gooxmann' =] - 01-07-2022

OMG QFAR PLUMI :$ ja paska marr TEST HOOK Tongue