eSportsKosova - Gaming Community
Qeni qe ruan bicikleten. - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html)
+--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html)
+---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html)
+---- Thread: Qeni qe ruan bicikleten. (/thread-17280.html)



Qeni qe ruan bicikleten. - leart00 - 12-27-2021

[Image: qeni.jpg]
Qeni me emrin Li Li është bërë i famshëm në Nanning të Kinës për shprehinë e tij që të ruajë biçikletën e pronarit të tij.
Luo Wencong nuk ka nevojë për ta bllokuar biçikletën, sepse qeni i tij gjithmonë kujdeset për të. Për këtë shprehi të tij, banorët lokalë e quajnë Li Li “qeni që përqafon biçikletën”.

Sipas pronarit, qeni është aq i mençur saqë mund të numërojë, të mbajë shporta gjatë blerjes dhe të hedhë mbeturinat.

“Kudo që e lë biçikletën time, ai e mbërthen me këmbët e përparme për ta parandaluar vjedhjen”.

“Ai është qen shumë i mençur. Unë flas me të gjithë kohën dhe ai më kupton shumë mirë”, ka thënë Luo Wencong, duke shtuar se i kanë ofruar rreth 1.200 euro për ta shitur, por ai kishte refuzuar.


Re: Qeni qe ruan bicikleten. - mr.driki - 12-27-2021

Euu qeni qe koka ky..Smile


Re: Qeni qe ruan bicikleten. - qirka - 12-28-2021

Wayne
pash krejt kuna pi interesson qka ban 1 qen nanen tjeter te botes...


Re: Qeni qe ruan bicikleten. - V3ON - 12-28-2021

UAHUAHAUH po interesant.


Re: Qeni qe ruan bicikleten. - coolkid - 12-28-2021

un ja vjedhi biciklent ktij,veq ja qesq enit 1 mace ngan mas maces edhe qe...i shkon bicikla :lol


Re: Qeni qe ruan bicikleten. - Gooxmann' =] - 01-07-2022

veq mi ju afru t'shkyn Tongue