eSportsKosova - Gaming Community
Tyloo.raw mungon në ESWC? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: Tyloo.raw mungon në ESWC? (/thread-172.html)



Tyloo.raw mungon në ESWC? - XLN7 - 04-04-2020

Duke u bazuar në raportin e zotob.org, TyLoo.raw mund të jenë të detyruar të mungojnë në ESWC, pasi organizatorët Kinez kanë konfirmuar se nuk do të mbulojnë shpenzimet e tyre.

Kualifikimet për ESWC u zhvilluan dy javë më parë në Beijing, me gjithsej katër ekipe pjesëmarrëse, me TyLoo.raw që dolën të parët duke mposhtur ekipin tjetër nga po i njejti organizim, TyLoo.

Kompania prapa kualifikimit, Beijing Ruidashuachuan Inc, tani ka informuar ekipin TyLoo.raw se ata duhet të paguajnë vetë shpenzimet e tyre, nëse ata duan të marrin pjesë në Paris.

Dhe një burim i afërt me TyLoo.raw ka treguar për zotob.org se: “Nëse komiteti Kinez i ESWC ka vendosur t’a bëjë këtë, ne do të heqim dorë nga world finals.”

Nëse konfirmohet, lajmi do të lë WeMade FOX si ekipin e vetëm pjesëmarrës nga Azia në ESWC, që do të zhvillohet nga data 30 Qershor deri më 4 Korrik.

TyLoo.raw ka këtë përbërje:

[Image: 1zxnjnc.gif] Jiang "Virgo" Qian
[Image: 1zxnjnc.gif] Bin "Savage" Liu
[Image: 1zxnjnc.gif] Biaohong "rita" Huan
[Image: 1zxnjnc.gif] Wang "prom1se" Nan
[Image: 1zxnjnc.gif] Xue "xiaoe" Ye