eSportsKosova - Gaming Community
Njeriu Fiton Perball shekembit te pamposhtur - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html)
+--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html)
+---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html)
+---- Thread: Njeriu Fiton Perball shekembit te pamposhtur (/thread-17162.html)



Njeriu Fiton Perball shekembit te pamposhtur - V3ON - 12-25-2021

Njeriu fiton përballë shkëmbit të pamposhtur
Shkëmbi më “i frikshëm” në botë humbi betejën e tij kundër njeriut.
Një aventurier britanik, i quajtur Dave MacLeod, sfidoi dhe fitoi përballë një shkëmbi 400 metra të lartë, që bie pingul me bregdetin, në ishullin e Hoit, në Orknej, Skoci.
Ai është personi i parë në histori që arriti të ngjitej deri në majë duke përdorur vetëm duart dhe këmbët, ndonëse i lidhur me litarë mbrojtës thjesht për arsye sigurie.
Ngjitja e një shkëmbi të tillë do të kishte qenë një sfidë e vërtetë edhe për një alpinist profesionist, të pajisur me çekiçë dhe mjete të tjera të specializuara.
Dave pati nevojë për dhjetë orë ngjitje të lirë për të mbërritur deri në majë, por në fund, aventura e tij fitoi faqet e para të shumë gazetave, ndërsa fotografitë e realizuara janë me të vërtetë të rralla.


[Image: 419920_259288514151100_244523172294301_5...7859_n.jpg]


Re: Njeriu Fiton Perball shekembit te pamposhtur - mr.driki - 12-25-2021

HuH..Un veq posht tkisha kqyr kisha ra posht e leje mo ky me hyp dej nalt..Smile


Re: Njeriu Fiton Perball shekembit te pamposhtur - V3ON - 12-25-2021

UUAHAUHAUH:\


Re: Njeriu Fiton Perball shekembit te pamposhtur - LiridonMurati - 12-25-2021

mr.driki Wrote:HuH..Un veq posht tkisha kqyr kisha ra posht e leje mo ky me hyp dej nalt..Smile
Ti je bot normal.


Re: Njeriu Fiton Perball shekembit te pamposhtur - coolkid - 12-25-2021

:lol: :lol: ahahhahaha.....une me kyr prej poshtit qat lartsi isha tut,e leje me hyp ma


Re: Njeriu Fiton Perball shekembit te pamposhtur - leart00 - 01-08-2022

bash isha tut me kqyr posht lemo mu ngjit :lol: