![]() |
|
Ditëlindja e tetë e Facebookut - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Ditëlindja e tetë e Facebookut (/thread-16145.html) |
Ditëlindja e tetë e Facebookut - Talibi - 11-29-2021 ![]() Vetëm pak ditë pas publikimit të informatave rreth ofertës fillestare të aksioneve, Facebook feston ditëlindjen e tetë me 845 milion shfrytëzues aktiv dhe biznes shumë të suksesshëm, të hyrat neto të kompanisë gjatë vitit 2011 ishin një miliard dollarë. Vlera e kompanisë mendohet të jetë në mes 75 dhe 100 miliard dollarë, e sipas hulumtimit më të fundit i cili për temë kishte Facebookun, e të cilin e ka kryer Pew Research Center, shfrytëzuesit ende shprehim interesim të madh për këtë rrjetë shoqëror. Në të vërtetë, madje edhe shfrytëzuesit disa-vjeçar të këtij rrjeti nuk po tregojnë kurrfarë shenja të ngopjes me Facebook, tregoi hulumtimi i tyre. “Sa më shumë miq të ketë shfrytëzuesi i Facebookut, ai do të jetë më aktiv në shtimin e miqve të rinj, Like-ing, komunikim përmes mesazheve personale, komentim, ngarkim dhe tag-im të fotografive dhe bashkëngjitje në grupet e ndryshme, thuhet në raport.” Facebook është nisur me 4 shkurt të vitit 2004 në adresën <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.thefacebook.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.thefacebook.com</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false;, ndërsa the “ra” nga emërtimi në vitin 2005, kur u ble domeni facebook.com për 200,000 dollarë. Fillimisht rrjeti ishte në dispozicion vetëm për shfrytëzuesit e Harvardit, e për të gjithë njerëzit mbi 13 vjeç u bë në dispozicion me 26 shtator të vitit 2006. Deri te 100 milion shfrytëzuesit e parë Facebook arriti në gusht të vitit 2008. // |