![]() |
|
Vogëlushja tërbon luanin... (video) - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: Vogëlushja tërbon luanin... (video) (/thread-15199.html) |
Vogëlushja tërbon luanin... (video) - withstyle - 11-04-2021 Wellington , 11 janar - Një luan gjigant tërbohet nga një vajzë të vogël në një kopsht zoologjik në Zelandën e Re duke gërvishtur dritaren e blinduar të xhamit që e rrethonte, transmeton Starti njoftimin e agjencive. Mosfrikësimi i vajzës së vogël dhe shokëve të saj u pasqyrua në kamerën amatore të nënës së vajzës. Pamjet e klikuara nga shumë persona janë regjistruar më 4 janar në kopshtin zoologjik “Wellington”. Vajza e vogël me emrin Sofia iu afrua xhamit dhe filloi të vëzhgonte luanin e tërbuar që gërvishte xhamin. I tërbuar edhe më shumë pas çdo lëvizjeje që bënte vajza, luani filloi ta gërvishte fort xhamin. Ndërkohë vihet re që vajza u frikësua pak por më pas thirri dhe shokët e saj për ta parë luanin e tërbuar. Mes luanit me sy plot zemërim të fiksuar tek sytë e saj dhe vajzës së vogël gjendej vetëm një xham 3 cm i trashë. Në pamje të tjera të filmuara më 6 dhjetor vihet re sesi një vajzë e quajtur Carolinë i ekspozohet zemërimit të luanit, por fatmirësisht ajo nuk shqetësohet, ndihet e qetë pas xhamit mbrojtës. Në kopshtin zoologjik “Wellington” i hapur në vitin 1906 gjenden luanë dhe leopardë nga të gjitha vendet e botës dhe më shumë se 100 lloje të ndryshme kafshësh. /KohaDitore/ [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=P0RWuyqkzeE[/youtube] Re: Vogëlushja tërbon luanin... (video) - FidanSH - 11-04-2021 paramenoje me ju prish qaj gjom ncncnc! Re: Vogëlushja tërbon luanin... (video) - V3ON - 02-03-2022 Mu ju prish gjami:A |