![]() |
|
Tableti OLPC së shpejti - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Tableti OLPC së shpejti (/thread-15012.html) |
Tableti OLPC së shpejti - iceboy - 10-30-2021 ![]() Organizata One Laptop Per Child (OLPC) në CES do të shfaq versionin final të tabletit XO-3, pasuesin e portativit të lirë për fëmijët e vendeve në zhvillim. Dizajni i tabletit, si dhe ai i portativit origjinal XO, është bërë nga dizajnuesi i famshëm industrial Yves Behar derisa zgjidhjet teknologjike shkojnë një hapë më tutje në krahasim me paraardhësin. Tableti ka ekranin 8-inçësh me rezolucionin prej 1,024 x 768 pikë (do të prezantohen edhe modelet me ekranin kursyes PixelQi 3qi me karakteristika të ngjashme me letrën elektronike) dhe shtëpizën e fortë e cila do të duhej të ishte e qëndrueshme ndaj kushteve të këqija të punës. Baza harduerike është procesori Armada PXA618 i Marvell në kombinim me 512 MB të memories punuese, derisa nga sistemet operative të përkrahur do të jenë ai ekzistuesi Sugar i OLPC-së dhe Androidi. Mbushje e baterisë së tabletit XO-3 është menduar (krahas mbushësit standard) të behët me ndihmën e paneleve solar ose me dorë përmes rrotullimit të dorëzës sikurse dhe në modelin origjinal të portativit XO. Çmimi pritet të jetë rreth 100 dollarë për copë për porositë e mëdha, kryesisht të dedikuar për qeveritë e vendeve në zhvillim për të ndihmuar edukimin e tyre, që edhe është qëllimi i projektit OLPC. Prodhimi masiv i tabletave do të nis së shpejti dhe do të duhej që këta të jenë në dispozicion gjatë këtij viti. /Telegrafi/
|