![]() |
|
Arrin gjenerata e dytë e procesorëve të Intel - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Arrin gjenerata e dytë e procesorëve të Intel (/thread-1487.html) |
Arrin gjenerata e dytë e procesorëve të Intel - SkilleR - 10-28-2020 Intel edhe zyrtarisht ka paralajmëruar gjeneratën e ardhshme të procesorëve të saj. Sandy Bridge është shprehja me të cilën Intel po e quan gjeneratën e saj të dytë të procesorëve të familjes “Core” – të cilët paraqesin edhe një hap të madh për prodhuesin për shkak se për herë të parë në një produkt të tregut të konsumatorëve, çipi grafik është i integruar direkt në procesorin kryesor për të mundësuar kështu performancë më të fuqishme. Dizajni esencialisht ofron funksionin grafik pa pagesë, duke mundësuar kështu që prodhuesit e kompjuterëve të paraqesin laptop që nuk duhet të bazohen gjithnjë në një procesor të ngarë grafik nga AMD apo Nvidia. “Çdo gjë ka të bëjë për pamje grafike apo performancë më të mençur” tha Tom Kilroy, zëvendës president i lartë dhe menaxher i përgjithshëm i Intel Sales dhe Marketing Group, në një intervistë gjatë javës që shkoi për CNET. Çipat e rinj do të kenë Intel Turbo Boost 2.0 që është një teknologji që shpejton dhe ngadalëson procesorin për të përshtatur performancën dhe fuqinë. Këto janë disa prej veçorive tjera. 20 procesorë të rinj Core i3, i5 ose i7: çipat e parë do të ofrohen nga janari në laptopa dhe do të jenë me katër bërthama Më shumë se 500 PC sisteme të reja: nga prodhues të ndryshëm anembanë botës Silikon i avancuar grafik: i ndërtuar direkt në procesorin kryesor Sinkronizim i shpejtë i videos: përshpejtim të enkodimit/dekodimit të media formateve Turbo Boos 2.0: monitorim efikas i fuqisë së procesorit Intel Wireless Display 2.0: WiDi 2.0 sjellë përmbajtjen në ekrane HDTV me rezolucion 1080p HD Intel Insider: qasje direkte në filma Procesorët do të kenë edhe një teknologji në çip që duhet Insider e cila do të hap përmbajtje Premium HD për kompjuterët e konsumatorëve. Intel ka bërë të ditur se çipat do të paraqiten gradualisht në treg dhe sistemet me dy bërthama do të ofrohen gjatë shkurtit kurse ata me katër bërthama do të jenë në duar të konsumatorëve duke filluar nga 9 janari. |