eSportsKosova - Gaming Community
Top 20 lojtarët e vitit 2010: Xizt(18) - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: Top 20 lojtarët e vitit 2010: Xizt(18) (/thread-1464.html)



Top 20 lojtarët e vitit 2010: Xizt(18) - XLN7 - 10-26-2020

Me radhë në serinë tonë Top 20 lojtarët e vitit 2010 është një lojtar i cili duke iu falenderuar performancave të tij gjatë vitit, në fund i ka siguruar vetës një vend në përbërjen e fnatic. Është Richard "Xizt" Landström ai që merr vendin e 18-të, lojtari më i mirë nga Lions në 2010 dhe njëri nga yjet e rinj të ndritur në skenë.

Informacion bazë

[Image: 1273830236.06.jpeg]

Lojtari: [Image: se.gif] Richard "Xizt" Landström
Ekipet: [Image: se.gif] Lions, [Image: se.gif] H2k
Mosha: 19

Arritjet ekipore në 2010:

1st - ASUS Summer 2010, fnatic PLAY BEAT IT finals
2nd - DreamHack Summer 2010, EPS Nordic III
3rd - DreamHack Winter 2010, MSI BEAT IT, DSRack LAN #3

Statistika nga turnet kryesor LAN në 2010:

Vrasje për rund: 0.75
Vdekje për rund: 0.64
Vlerësimi: 1.10
Mapat e luajtura: 73
Njeriu i ndeshjes: 10 herë më i vlerësuari në ndeshje
Turneu më i mirë: [Image: us.gif] Arbalet Cup Dallas
Mapi më i mirë: de_tuscan
Statistika më e rëndësishme: Vlerësim 1.36 në de_tuscan (Vlerësimi i dytë më i mirë i të gjithë lojtarëve)


Viti i kaluar filloi në heshtje për Richard "Xizt" Landström, pasi ai ishte lojtar i Begrip në atë kohë dhe ndoshta nuk kishte pritur që pjesa tjetër e vitit të zhvillohej ashtu siç bëri për të. Landström përfundoi si i vetmi lojtar konstant në një ekip që ishte pjesë e 2 organizatave tjera, pasi ai luajti me 11 bashkëlojtarë të ndryshëm gjatë gjithë kampanjës së tij në 2010.

Mundësia e merituar

Derisa disa lojtarë të tjerë dhe ekipe ishin duke u përgatitur dhe duke marrë pjesë në turnet e mëdhenj, Landström dhe ekipi i tij ishin në gjendje të merrnin mundësinë e tyre të vërtetë vetëm duke nënshkruar me H2k në fund të shkurtit.

Mundësia e tyre e parë për të treguar vetën e tyre erdhi në prill, kur ata vizituan një nga turnet më të mëdhenj LAN, The Gathering në Norvegji, ndonëse pa shumë emra prestigjoz të pranishëm atje. H2k përfunduan në vendin e 3-të në turne, derisa Landström pati një performancë solide me vlerësim 1.08, duke luajtur mirë veçanërisht në ndeshjen e tyre për vendin e 3-të kundër Playzone.fi.

Hera tjetër kur ne e pamë atë në veprim ishte në Swedish Championship, ku H2k fituan tiketat e tyre për në Paris dhe ESWC. Duke mposhtur ekipet si MYM në semi-finale dhe Playzone.se në finale, do të thoshte se ata ishin duke i siguruar vetës mundësinë për të qenë ekipi i 3-të më i mirë në Suedi, ndërsa Landström ishte lojtari më i mirë i ekipit në turne.

Pas kësaj, turneu i parë i madh erdhi në maj, Arbalet Cup Europe, por H2k u desh të marrin pjesë në të me një zëvendësim. Ata nuk arritën të kalojnë fazën e parë të grupeve, por Landström luajti mirë në të 3 ndeshjet e tyre.

Në kohën ndërmjet prillit dhe qershorit, H2k po merrnin pjesë në EPS Nordic II online dhe edhe pse ata përfunduan në vendin e 8-të, Landström ishte sërish lojtari më i mirë i ekipit dhe madje ishte lojtari i 6-të më i vlerësuar i gjithë turneut (1.12)

Pasuan ndryshimet në përbërje, pasi H2k shtuan 3 lojtarë të rinj, por Landström qëndroi së bashku me bashkëlojtarin e tij për një kohë të gjatë Markus "pronax" Wallsten. DreamHack Summer do të ishte testi i parë i madh për përbërjen e re dhe do të vërtetohej të ishte depërtimi i madh i tyre, pasi ata përfunduan në vendin e 2-të prapa mTw. Landström gjithashtu pati depërtimin e tij të madh në këtë turne, duke e treguar vetën kundër fnatic në çerekfinale, pasi ekipi u përkujdesen për një befasi të madhe. Ai nuk shkëlqeu në pjesën tjetër të turneut, por duke e pasur vlerësimin më të mirë (1.29) në 2 mapat e çerekfinales kundër fnatic në një turne të madh ishte e mjaftueshme tani për tani për ta bërë atë pjesë të ligave të mëdha.

[Image: 1277382810.67.jpeg]

Në kulmin e formës së tij në verë

Nuk kaluan as disa javë dhe ishte koha për një tjetër turdhe të madh për H2k, kur ata morën pjesë në ESWC, ndonëse ata sërish duhej të përdornin një zëvendësim sikurse disa muaj më parë në Arbalet Europe. Ata ishin paska më të suksesshëm këtë herë, duke u eleminuar në fazën e dytë të grupeve dhe vetëm përshkak të diferencës në runde dhe disa polemikave. Landström ishte lojtari më i mirë i ekipit të tij me një vlerësim mjaft të mirë 1.14.

Menjëherë pas ESWC, njëri nga turnet më prestigjoz online u zhvillua – fnatic PLAY BEAT IT finals. H2k mposhti ekipe si Cheap Times, Frag eXecutors dhe në finale mTw për të fituar vendin e parë, ndërsa Landström ishte lojtari më i mirë i turneut. Ai përfundoi me vlerësim 1.23 dhe u dallua veçanërisht në çerekfinale kundër Cheap Times. Ai pati ndoshta ndeshjen e tij më të mirë të vitit kundër danezëve, duke shënuar rezultatin e tij personal 30-19 në mapin e parë dhe më pas një 39-15 të mahnitshëm në mapin e 3-të. Gjatë mapit të parë në de_train, ai gjithashtu bëri edhe rundin e tij të vitit.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=j5sSAsJX0T8[/youtube]

Turneu i radhës ishte Arbalet Cup Dallas, ku Landström ishte sërish në kulmin e formës së tij me një vlerësim 1.14, por më e rëndësishmja duke shkëlqyer përsëri në disa ndeshje të rëndësishme. Këtë herë ishte kundër SK në çerekfinale, ku ai ktheu peshoren në favor të ekipit të tij me rezultatet personale 30-20 dhe 29-21 në mapin e 2-të dhe të 3-të, përderisa ata i fituan të dyja me rezultat 16-14. Ai vazhdoi më vonë në ndeshjen për vendin e 3-të, duke pasur rezultatin 33-19 në mapin e parë kundër Evil Geniuses në një tjetër fitore 16-14, por fatkeqësisht nuk ishte e mjafueshme pasi ata humbën dy mapat e radhës dhe përfunduan në vendin e 4-të.

[Image: 1279315943.39.jpeg]

WCG Nordic u zhvillua disa javë më vonë dhe Landström pati një turne solid me vlerësim 1.06, por ishte akoma lojtari i 7-të më i mirë, përderisa ekipi përfundoi në vendin e 4-të. Ai pati një tjetër performancë të mirë kundër SK në semi-finale, me rezultat 34-24.

Në mesin e gushtit, pas disa trazirave me H2k, Lions nënshkruan me Landström dhe me ekipin e tij, ndonëse duke lënë bashkëlojtarin e vetëm që ai e pati që nga fillimi i vitit, Wallsten. Turneu i tyre i parë si pjesë e Lions ishte ASUS Summer në Kiev, ku ata përfunduan në vendin e parë dhe Landström pati vlerësimin e tij më të mirë të vitit (1.28) pa asnjë performancë të dobët në asnjërën ndeshje dhe përfundoi si lojtari i 2-të më i vlerësuar në përgjithësi.

Një udhëtim për në Kinë i priti Lions për MSI BEAT IT dhe Landström pati një shfaqje mesatare, me disa ulje dhe ngritje, përderisa ekipi i tij përfundoi në vendin e 3-të. World Cyber Games erdhi në fund të shtatorit dhe pjesëmarrja e Lions në një nga turnet më të mëdhenj ishte jetëshkurtër pasi ata u eleminuan nga Na`Vi në rundin e parë të playoffit. Por, Landström arriti të lë gjurmët e tij në fazën e grupeve, duke pasur rezultatin personal 33-18 në fitoren kruciale të ekipit të tij kundër Evil Geniuses, që i lejoi ata të kalojnë në grupin e vdekjes.

Në DSRack LAN #3, duke qenë se ekipi i tij morën pjesë në turne me një zëvendësim përsëri, ai ishte lojtari më i vlerësuar i tyre me vlerësim të shkëlqyer 1.20, përderisa ata përfunduan në vendin e 3-të. Performanca e tij më e dalluar ishte në ndeshjen përcaktuese për vendin e 3-të kundër mTw, ku ai u vlerësua 1.32 gjatë dy mapave. Disa ditë më vonë në KGC #2 ata u mposhtën nga fnatic, përderisa Landström luajti mesatarisht.

Gjatë muajve të fundit Lions gjithashtu morën pjesë në garat online, EPS Nordic III dhe IEM5 European Championship. Në IEM5 Landström ishte lojtari i dytë më i vlerësuar i ekipit me vlerësim 1.14, me disa performanca të mira, duke përfshirë atë kundër mousesports (32-19) në mapin e dytë, që shkoi në vazhdime. The Nordic league shkoi edhe më mirë për atë dhe për ekipin e tij, pasi ata përfunduan të dytët dhe Landström si lojtari i 7-të më i mirë i sezonit (1.18).

Në turneun e fundit kryesor LAN të vitit, DreamHack Winter, Landström ishte lojtari i dytë më i vlerësuar i ekipit (1.10), veçanërisht duke shkëlqyer në ndeshjen e tyre për vendin e 3-të kundër Frag eXecutors, duke ndihmuar ekipin e tij të përfundojë sërish në top 3 në një turne të madh.

[Image: 1290849643.81.jpeg]

Duke bërë hapin e ardhshëm

Në dhjetor, ai përfundoi duke e lënë ekipin i të cilit ishte i vetmi lojtar konstant gjatë gjithë vitit, pasi ai pranoi një ofertë nga fnatic, të cilën ai nuk mundi ta refuzojë. Transferimi te organizata me bazë australiane në vetvete flet shumë për progresin e tij, pasi vetëm 12 muaj më parë ai ishte një lojtar i panjohur ndërkombëtarisht dhe tani është pjesë e njëres nga ekipeve më të mira në botë.

Sa i përket arritjeve individuale, edhe pse ai nuk fitoi asnjë çmim zyrtar, performanca e tij në turneun fnatic PLAY BEAT IT mund të konsiderohet e denjë për Lojtarin më të Mirë. Dhe përderisa performanca e tij në turnet LAN është ajo që na intereson, Landström ishte më shpesh sesa jo lojtari më i mirë i ekipit të tij dhe gjithashtu shpesh në mesin e lojtarëve më të mirë të një turneu në përgjithësi, me praktikisht jo performanca të këqija. Përveç kësaj, ai ka pasur shumë performanca individuale të shkëlqyera në ndeshje të rëndësishme kundër emrave të mëdhenj si fnatic, SK dhe mTw.

Gjithashtu mund të jetë interesante të përmendet loja e tij e shkëlqyer në de_tuscan, pasi vlerësimi i tij 1.36 në këtë map qëndron vërtetë lartë në krahasim me vlerësimin e tij të përgjithshëm 1.10. Vetëm një lojtar pati vlerësim më të mirë se ai në këtë map (Andreas "moddii" Fridh) dhe madje ai është më i mirë vetëm me një diferencë të vogël, që e bënë Landström njërin nga lojtarët më të mirë në botë në këtë map.


Re: Top 20 lojtarët e vitit 2010: Xizt(18) - jazon - 10-26-2020

Xiztii e meriton me dal naj vent 10/15 18 larg shume shume u kan i fort sidomos nmapen de_tuscan mesiguri osht mapa e tij favorite skhtu qe HF i deshiroj suksese atij dhe te gjith top 20 playerav


Re: Top 20 lojtarët e vitit 2010: Xizt(18) - XLN7 - 10-26-2020

jazonn Wrote:Xiztii e meriton me dal naj vent 10/15 18 larg shume shume u kan i fort sidomos nmapen de_tuscan mesiguri osht mapa e tij favorite skhtu qe HF i deshiroj suksese atij dhe te gjith top 20 playerav

Renditja bohet sipas statistikave qe i kane HLTV.org.. E ne baze te ksaj, i ka taku vendi i 18-te.


Re: Top 20 lojtarët e vitit 2010: Xizt(18) - blekzIII - 10-26-2020

me rensi qe u hie un top 20 ama e ka meritu me kan edhe ma mir Smile


Re: Top 20 lojtarët e vitit 2010: Xizt(18) - Lizardi - 11-01-2020

gl Xizt , nr18


Re: Top 20 lojtarët e vitit 2010: Xizt(18) - twiNs - 02-25-2021

I Q4R7


Re: Top 20 lojtarët e vitit 2010: Xizt(18) - support - 02-25-2021

i fort o ky