eSportsKosova - Gaming Community
SHBA: Më të vizituarit Google dhe Facebook - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: SHBA: Më të vizituarit Google dhe Facebook (/thread-14612.html)



SHBA: Më të vizituarit Google dhe Facebook - Kaspersky. - 10-21-2021

[Image: f.1229183116974_210.jpg]

Kompania analitike Nielsen publikoi listën e destinacioneve më të preferuara online gjatë vitit 2011 në mesin e Amerikanëve, e dy vendet e para nuk do ta habisin askënd – Google dhe Facebook.

Mesatarisht, Google-in për çdo muaj e kanë vizituar 153.4 milion vizitorë, derisa Facebook pati pak më pak vizitorë në nivel mujorë – 137.6 milion. Në vendin e tretë është Yahoo, me rreth 7.5 milion vizitorë më pak se Facebooku, e shërbimi i popullarizuar YouTube në vendin e pestë, ka 106.7 milion vizitor në muaj.

Wikipedia me pak më shumë se 62 milion vizitorë është në vendin e tetë.

Kur të shikohen bllogjet dhe rrjetat shoqërore, tri vendet e para i takojnë Facebookut, Blogger-it dhe Twitterit (me këtë radhitje), MySpace është ende në mesin e dhjetë të parëve, dhe atë madje në vendin e pestë me 17.9 milion shfrytëzues në muaj.
Google Plus, sipas të dhënave nga Nielsen, brenda muajit e kanë vizituar 8.2 milion shfrytëzues.

Përveç këtyre, Nielsen ka shpalosur edhe disa të dhëna rreth prodhuesve më të popullarizuar të smartphonëve, të cilat tregojnë se Apple mban vendin e parë me 29 për qind të smartphonëve të shitur këtë vit, HTC i dyti ka në posedim 21 për qind, RIM i treti me 17 për qind, e të katërtin dhe të pestin e ndajnë Samsung dhe Motorola me nga 11 për qind. /Telegrafi/