eSportsKosova - Gaming Community
Top 20 lojtarët e vitit 2010: Zeus(19) - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: Top 20 lojtarët e vitit 2010: Zeus(19) (/thread-1452.html)



Top 20 lojtarët e vitit 2010: Zeus(19) - XLN7 - 10-25-2020

Në vendin e 19-të të listes sonë Top 20 lojtarët e vitit 2010 kemi liderin më të mirë të vitit, Danylo "Zeus" Teslenko, i cili gjithashtu ka treguar që duke e pasur atë rol në ekip nuk do të thotë të humbni aftësitë tuaja për fragging.

Informacion bazë

[Image: 1267607968.19.jpeg]

Lojtari: [Image: ua.gif] Danylo "Zeus" Teslenko
Ekipi: [Image: ua.gif] Na´Vi
Mosha: 23

Arritjet ekipore në 2010:

1st - IEM4 World Championship, ESWC 2010, WCG 2010, Arbalet Cup Dallas, DreamHack Winter 2010, Arbalet Cup Best of Four, Arbalet Cup Asia
2nd - Arbalet Cup Europe
3rd - GameGune 2010, IEM5 Global Challenge Shanghai

Statistika nga turnet kryesor LAN në 2010:

Vrasje për rund: 0.72
Vdekje për rund: 0.63
Vlerësimi: 1.08
Mapat e luajtura: 127
Njeriu i ndeshjes: 14 herë më i vlerësuari në ndeshje
Turneu më i mirë: [Image: ua.gif] Arbalet Cup Best of Four
Mapi më i mirë: de_train
Statistika më e rëndësishme: Fraggeri më i mirë i Arbalet Cup Best of Four (368 vrasje)


Kah fundi i një 2009 disi të trazuar për të, në të cilin ai ishte lojtar i disa ekipeve të ndryshme, Danylo "Zeus" Teslenko u bashkua me disa yje të tjerë ukranian dhe u caktua lider i atij ekipi.

2010 tregoi të jetë shumë më ndryshe për atë me këtë përbërje që nuk ndryshoi gjithë vitin, por në vend të kësaj ka shtyer ekipet tjera të ndryshojnë përbërjet e tyre përshkak të dominimit të ukrainasve. Bashkëlojtari i tij Sergey "starix" Ischuk së fundi ka deklaruar që guximi dhe besimi i Teslenkos ishin disa nga çelësat e suksesit të tyre në 2010 dhe pavarësisht nga fakti se ai nuk ishte një nga yjet kryesore të ekipit, kontributi i tij për këtë sukses ishte i çmueshëm.

Ngritja në famë

Duke luajtur nën ngjyrat e ekipit KerchNET në turneun e tyre të parë të madh, IEM4 European Finals, ata u pozicionuan në vendin e 5-të dhe për këtë arsye arritën të kualifikohen për turneun më të madh të vitit - IEM4 World Championship. Gjatë European Finals, ata ngritën kokën lartë kur bënë një nga kthimet më të mëdha të vitit në ndeshjen e fazës së grupeve kundër mTw, duke fituar 14 runde radhazi pasi u mposhtën në pjesën e parë 3-13. Teslenko ishte njëri nga lojtarët kryesor në atë ndeshje, po ashtu edhe në ndeshjen përcaktuese për vendin e 5-të ditën tjetër kundër oXmoze, ku ai regjistroi vlerësimin e tij më të mirë të vitit (1.99) në mapin e dytë.

[Image: 1264944123.23.jpeg]

Disa javë më vonë, në fund të janarit, ata morën pjesë në Arbalet Cup Asia, që i mbledhi ekipet më të mira nga hemisfera lindore. Këtë herë duke luajtur me emrin /A/, ata arritën të fitojnë titullin e tyre të parë të vitit dhe Teslenko mori çmimin Lojtari më i Mirë i turneut. Ai e fitoi çmimin duke iu falenderuar guximit të tij në çerekfinale kundër TyLoo.raw dhe veçanërisht në finale ndaj forZe, ku ai bëri rundin e tij më të mirë të vitit duke fituar një situatë 1me5.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=A0BmD4Xdk1M[/youtube]

Marsi erdhi dhe ishte koha për IEM4 World Championship në Hannover, ku ekipi (tani me emrin zyrtar Na´Vi), fituan titullin e tyre të parë të madh të vitit dhe u bënë një forcë për të cilën duhej menduar. Teslenko pati një turne mjaft të mirë individual, duke përfunduar si lojtari i 7-të më i vlerësuar (1.14). Kontributi i tij më i madh individual erdhi në ndeshjen kundër mousesports, ku ai ishte lojtari më i vlerësuar i ekipit në të 3 mapat.

Në turneun e radhës të ekipit, Arbalet Cup Best of Four, ku ata duhej të tregonin që suksesi i tyre i mëhershëm nuk ishte gjë që ndodh vetëm një herë, forma e Teslenkos arriti kulmin dhe ai kontriboi shumë për të fituar një trofe tjetër. Në garë me yjet nga fnatic dhe SK, si dhe nga ekipi i tij, Teslenko përfundoi si fraggeri më i mirë i turneut dhe lojtari i dytë më i vlerësuar (1.18). Ai ishte vlerësuar më së shumti në 5 ndeshje, të cilat ishin në dy ditët e para të turneut kur Na´Vi mbledhën shumicën e pikëve të tyre dhe praktikisht e siguruan fitoren në këtë turne.

[Image: 1270906139.35.jpeg]

Arbalet Cup Europe erdhi më pas dhe Teslenko ishte sërish mjaft solid me vlerësim 1.10, duke u dalluar në semi-finale kundër mTw si lojtari më i vlerësuar i ekipit gjatë 2 mapave. Megjithatë, përfundoi si turneu i vetëm ku Na´Vi humbën pasi arritën finalen, duke u mposhtur nga fnatic.

Në DreamHack Summer, Na´Vi sërish u ndal, duke humbur nga SK në çerekfinale, por Teslenko nuk zhgënjeu me vlerësim 1.16 si lojtari i dytë më i mirë i ekipit, ndonëse ai shkëlqeu më së shumti në fazën e grupeve. ESWC në Paris erdhi menjëherë më pas dhe e solli ekipin prapë në krye pas një tjetër titulli të madh. Teslenko e përfundoi turneun me një vlerësim mesatar 1.00, por nëse shikojmë performancën e tij më nga afër, do të shohim se këtë herë ai u dallua në playoff, kur është më me rëndësi dhe kundër opozitës më të fortë. Edhe pse ai ishte vetëm lojtari i katërt më i mirë i ekipit në playoff, ai regjistroi vlerësim të shkëlqyer 1.14 në ndeshjet e tyre kundër fnatic, mTw dhe SK në rrugën për vendin e parë.

Arbalet Cup Dallas ishte ndalesa e tyre e radhës, një turne mesatar për Teslenko, pasi ai nuk luajti në veçanti mirë, por ai gjithashtu nuk zhgënjeu në asnjë mënyrë derisa po e udhëhiqte ekipin drejt një fitore tjetër të madhe. Vetëm disa ditë më pas në GameGune, ai regjistroi vlerësimin e tij më të mirë të vitit (1.26, lojtari i 8-të më i mirë i turneut), por ekipi përfundoi vetëm në vendin e 3-të. Këtë herë ai luajti mirë kundër disa kundërshtarëve më pak të rrezikshëm, si në fazën e grupeve ashtu edhe në playoff kundër bet4gamers dhe k1ck.

Një rënie në formë në pjesën e dytë të vitit

Menjëherë pasi vizituan Shtetet e Bashkuara dhe Spanjën, Na´Vi udhëtuan në Kinë për IEM5 Global Challenge Shanghai, ku Teslenko pati turneun më të keq të vitit. Duke regjistruar vetëm vlerësimin 0.79, ai ishte lojtari më i dobët i ekipit, por ata prapë se prapë arritën të përfundonin në vendin e 3-të. Në fund të gushtit, erdhi edhe një tjetër vend i 3-të për Na´Vi në ASUS Summer, derisa Teslenko pati një turne tjetër mesatar.

Në fund të shtatorit ishte koha për të shkuar në Shtetet e Bashkuara sërish, këtë herë në Los Angeles dhe për të marrë pjesë në World Cyber Games. Teslenko nuk zhgënjeu por as nuk u dallua shumë, me disa performanca të mira në playoff kur po udhëhiqte ekipin e tij drejt një trofeu tjetër. Ai ishte lojtari më i vlerësuar në mapin e dytë të semi-finales kundër Frag eXecutors dhe më vonë edhe njëherë në mapin e 3-të të finales epike kundër mTw, duke vendosur rezultatin 34-24 pas dy vazhdimeve.

[Image: 1286155276.17.jpeg]

Udhëtimi radhës ishte për në Kinë dhe nuk ishte shumë i suksesshëm për Teslenko dhe ekipin e tij, pasi ata përfunduan në vendin e 4-të në WEM. Ai luajti mirë në dy fitoret e tyre dhe jo shumë mirë në dy humbjet. Pas kësaj, në turneun e fundit të vitit, DreamHack Winter, ai ishte sërish, ashtu si në 3 turnet e tij të kaluar, lojtari më pak i vlerësuar në ekipin e tij, por këtë herë me një vlerësim të mirë 1.09 pasi i udhëheqi ata drejt një trofeu tjetër.

Në të njëjtën kohë, Na´Vi me lehtësi siguruan vendin e parë në fazën e grupeve online të IEM5 European Championship dhe një vend në IEM5 European Championship Finals. Teslenko luajti shumë mirë gjatë këtyre ndeshjeve me një vlerësim 1.14, edhe pse ai ishte akoma lojtari më vlerësimin më të dobët në ekip.

Lideri më i mirë i vitit

Ne mund të themi pa asnjë dyshim në mendje se Teslenko ishte lideri më i mirë në vitin 2010. Dhe kjo nuk është e bazuar vetëm në statistikat e tij individuale krahasuar me lojtarët e tjerë në atë rol, por gjithashtu në faktin që ai udhëheqi ekipin e tij drejt 8 finaleve të turneve të mëdhenj vitin e kaluar dhe e humbi vetëm njëren prej tyre. Gjatë gjithë vitit u bë një fakt i njohur se sa mirë e lexon ai lojën dhe e analizon lojën e kundërshtarit para dhe gjatë ndeshjes, kështu që ai e vendosi atë në punë kur ishte më së shumti e nevojshme, e cila ka ndikuar jashtëzakonisht në fitmin e 7 prej 8 finaleve.

Përveç 7 trofeve të ekipit të tij, ai gjithashtu ka fituar një çmim individual (Lojtari më i Mirë i Arbalet Cup Asia) dhe ishte gjithashtu fraggeri më i mirë në Arbalet Cup Best of Four. Megjithatë, ai pati një rënie një formë në pjesën e dytë të vitit, që e pengoi atë të ishte më lartë në listë, meqë ai e zë pozitën e 19-të.


Re: Top 20 lojtarët e vitit 2010: Zeus(19) - Lizardi - 10-26-2020

Go GO GO nr1 NaVi Players mat fort jeni <3.....


Re: Top 20 lojtarët e vitit 2010: Zeus(19) - Mister-X - 10-26-2020

Po qysh mos me dal Zeusi lideri ma i mir i vitit se Na'Vi ka dominue ket 2010 plotesisht Wink