![]() |
|
Qyteza e fatit, 1 800 banorë bëhen milionerë - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: Qyteza e fatit, 1 800 banorë bëhen milionerë (/thread-14468.html) |
Qyteza e fatit, 1 800 banorë bëhen milionerë - destro - 10-18-2021 ![]() Madrid, 24 dhjetor - Numri 58268 përgjithmonë do të mbetet i shkruar me germa të arta në analet e qytezës spanjolle Grañén. Kjo për arsye se pikërisht ky numër është numri i fatit, numri fitues që gjendej në 1 800 fletëza të lotarisë spanjolle El Gordo, e që ishin blerë nga banorët e kësaj qyteze të vogël në jug të Spanjës, e cila ka gjithsej 2 000 banorë. “Nuk mund të besonim. Blloku i lotarive me këtë numër serik ishte në shitje në dyqanin lokal dhe nuk kishte shumë mundësi për zgjedhje. Nëse ke dashur të blesh lotari, ke mundur të zgjedhësh vetëm nga ai bllok. Askush nuk ka mundur të ëndërrojë se pikërisht ai bllok do të tërhiqet si kryeshërblim”, tha njëri nga pasanikët e rinj. Për secilën lotari që qytetarët e kanë blerë nga 20 euro copën, tashti kanë fituar nga 400 mijë euro, kurse në përgjithësi banorët e kësaj qyteze kanë fituar mbi 720 milionë euro. Vetëm dhjetëra minuta pas tërheqjes së numrave të lotarisë, rrugicat e fshatit u mbushën me njerëz që kishin dalë të kremtonin. “Njerëzit këndonin e vallëzonin, përqafoheshin mes vete. Nuk mund të besonim fatin që na kishte gjetur”, tha Pilar Azgara, pronarja e dyqanit ku ishin shitur lotaritë. Ajo tregoi se edhe vet i kishte blerë katër lotari, ndërsa kur këtij numri t’i shtohen edhe lotaritë që i kanë blerë fëmijët e saj, bashkëshorti dhe kushërinjtë, familja është pasuruar për disa milionë euro. “pothuaj si çdo familje në fshatin tonë. Nuk brengosemi më për krizën financiare në Spanjë apo Evropë”, tha Pilar, transmeton Veçernji list. koha.net |