eSportsKosova - Gaming Community
E dehura qe perfundon posht trenit dhe shpeton (VIDEO) - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html)
+--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html)
+---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html)
+---- Thread: E dehura qe perfundon posht trenit dhe shpeton (VIDEO) (/thread-14258.html)



E dehura qe perfundon posht trenit dhe shpeton (VIDEO) - FidanSH - 10-14-2021

Gjithçka mund të ishte shndërruar në tragjedi, por u shmang falë pasagjerëve të tjerë. Një grua tërësisht e dehur zbriti në gjendje jo të kthjellët nga një tren anglez i marrë në Barnsley dhe, teksa kërkonte diçka në çantë, kryqëzoi këmbët, duke përfunduar nën tren. Telekamerat e cirkuitit të mbyllur kanë filmuar të gjithë episodin, me gruan që u gjend në një situatë tepër të rrezikshme.

Vetëm pasagjerët, pasi kanë shikuar gjithçka, kanë bërë të mundur ndaljen e trenit dhe kanë nisur operacionet e shpëtimit. U treguan aq të shpejtë, sa që treni u nis vetëm 20 minuta me vonesë. Ndërkaq, sipas asaj që ka bërë të ditur policia hekurudhore britanike, gruaja ishte vërtet me fat, pasi ka pësuar vetëm me disa plagë të vogla dhe nëse s’do të kishte qenë për vëmendjen e pasagjerëve të tjerë, të cilët e ndihmuan, ndoshta do të kishte pasur një fund tragjik, pa e marrë vesh njeri/ikub

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=J5ijGfDMiIs[/youtube]



Re: E dehura qe perfundon posht trenit dhe shpeton (VIDEO) - insingi - 10-14-2021

Khuuu Tongue, qysh paska pshtu ner tren -4-, fati, mir qe e paskan pa kta udhtart Smile
Edhe veq 20 min vones Smile

GoodJob enterex'


Re: E dehura qe perfundon posht trenit dhe shpeton (VIDEO) - purge - 10-14-2021

Hiq smdhimen kta qe perdorin alkool


Re: E dehura qe perfundon posht trenit dhe shpeton (VIDEO) - LiRcH3 - 01-10-2022

kush e ka shti me pi Big Grin