![]() |
|
DirectX 11 për PCIe x1 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: DirectX 11 për PCIe x1 (/thread-1269.html) |
DirectX 11 për PCIe x1 - SkilleR - 10-04-2020 Kompania HIS paraqiti një kartelë grafike nga pak të pazakontë e cila është e bazuar në çipin Radeon HD 5450, ndërsa e cila i dedikohet kompjuterëve me dimensione të vogla. Prapa emërtimit H545H1GD1 fshihet një nga kartelat e rralla DirectX 11 për sllotin PCIe x1, e cila duhet thënë se vjen me ftohës pasiv. Blerësit duhet thënë se nuk duhet të presin performanca spektakulare – GPU punon në 650 MHz (80 stream procesor), derisa 1 GB e memories është e llojit DDR3 dhe me çipin grafik ndërlidhen me anën e mbledhëses 64-bitësh. Kartela prapëseprapë është e gatshme për multimedian ose si zgjidhje për kyçjen e monitorëve shtesë, cilës gjë i shërbejnë edhe nga një konektor DVI, DisplayPort dhe VGA. Prodhuesi në pako e dërgon edhe një adaptues DVI në HDMI, por çmimet nuk janë publikuar. |