eSportsKosova - Gaming Community
HTC Knight, apo vëllai i vogël i HTC Evo 4G - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: HTC Knight, apo vëllai i vogël i HTC Evo 4G (/thread-1262.html)



HTC Knight, apo vëllai i vogël i HTC Evo 4G - Lizardi - 10-03-2020

Pamjet e reja të modelit të ri të telefonit HTC Knight, tashmë janë postuar në internet.

Modeli i ri i telefonit, ndryshe i njohur edhe si HTC Speedy thuhet të jetë i gatshëm për treg. HTCPedia ka marrë disa nga fotografitë e këtij telefoni nga njëri prej furnitorëve të saj.

[Image: HTC-Knight-2.jpg]

Telefoni i ri që bazohet në Android pritet të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje, me madhësi prej 3.7 inç, QWERTY rrëshqitës, lidhje WiMAX, një LED ndriçues, si dhe kamerë me 8 mega-piksel.

Edhe pse disa nga funksionet e avancuara që ky telefon i posedon tashmë janë konfirmuar, HTC Knight posedon edhe veçori tjera interesante për përdoruesin e saj. Vlen të përmendet, se modeli i njohur si vëllai i vogël i HTC Evo, ka procesor 1GHz dhe mbështetet në Android 2.2.


SkilleR : Lizard ky o vendi per Gaming jo per ksi sende veq spo ta prishi tash ti vendos Wink